VOJSAVA KOLA

Anëtare e Gjykatës së Lartë
 

Vojsava Kola (Osmanaj) u lind më 6 Korrik 1982. Është e martuar dhe ka dy fëmijë. Zonja Kola është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, në korrik të vitit 2005, ku në përfundim të studimeve ka marrë titullin “Jurist”, me rezultate të shkëlqyera. Në vitin 2007 ka përfunduar me rezultate të shkëlqyera Shkollën e Magjistraturës, duke mbajtur titullin “Magjistrat Gjyqtar”. Gjatë periudhës 2021-2023 ka përfunduar studimet e nivelit të tretë, Master Ekzekutiv në Kriminalogji pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti Tiranë.

Prej tetorit 2007 – mars 2013 ka ushtruar detyrën e gjyqtares pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korcë. Në mars të vitit 2013 Zj.Kola ka punuar si inspektore pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, detyrë të cilën e ka mbajtur deri në muajin nëntor 2016. Gjatë përiudhës nëntor 2016 – gusht 2023 ajo ka ushtruar detyrën e gjyqtares pranë Gjykatës së Apelit Shkodër/(sot) Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Gjatë ushtrimit të funksionit të gjyqtarit, ka marrë pjesë në disa trajnime të ndryshme të organizuara nga Shkolla e Magjistraturës, në kuadrin e programit të trajnimit vazhdues, si dhe nga organizata të tjera brenda dhe jashtë vendit, në cilësinë e pjesëmarrëses dhe të ekspertes.

Zj. Kola ka një eksperiencë të gjatë edhe si pedagoge e jashtme në Fakultetin Kristal, dega Korçë si lektore e lëndës “E drejta e procedurës civile”, pranë Shkollë ë Lartë “Hëna e Plotë Beder” Fakulteti Juridik si lektore e lendës “E drejta e procedures civile”, pedagoge e jashtme pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti Juridik si lektore e lendës “E drejta penale e pergjithshme”, etj. Gjithashtu ajo është angazhuar pranë Shkollës së Magjistraturës në programin e trajnimit vazhdues, në panelin e trajnerëve, në rolin e lehtësueses dhe ekspertes. Me vendimin nr.280, datë 10.12.2019 të Këshillit të Lartë Gjyqësor është caktuar në pozicionin e “Gjyqtarit të Medias” për gjykatat e juridiksionit të Apelit Shkodër, detyrë të cilën e ka ushtruar deri në datë 01.02.2023

Është njohëse shumë e mirë e gjuhës angleze dhe italiane.

Me Dekretin nr. 185, datë 03.08.2023 të Presidentit të Republikës, është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Lartë.​