Vendimet e Gjykatës së Lartë shpallen të arsyetuara jo me vonë se 30 ditë nga përfundimi i shqyrtimit gjyqësor. Këto vendime, së bashku me mendimet e pakicës, janë të disponueshme për palët e interesuara nëpërmjet:
Paraqitjes në Sekretarinë Gjyqësore të Gjykatës së Lartë, në oraret e caktuar dhe kundrejt pagesës së tarifës përkatëse.
Konsultimit të faqes zyrtare të Gjykatës së Lartë www.gjykataelarte.gov.al
Buletineve Periodike të Gjykatës së Lartë.
Konsultimit, krahas burimeve të tjera të mësipërme, të Fletores Zyrtare, për vendimet e Kolegjeve të Bashkuara, që kanë njësuar ose ndryshuar praktikën gjyqësore.