Anëtar i Gjykatës së Lartë
Valbon Çekrezi u lind më 10 qershor 1970 në Elbasan. Gjatë viteve 1988-1992 ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, diplomuar me titullin “Jurist”. Pas përfundimit të studimeve, emërohet Gjyqtar në Gjykatën Rrethit Gjyqësor Elbasan deri në vitin 1993. Gjatë periudhës 1993-1995 ka ushtruar detyrën e gjyqtarit dhe ka drejtuar Gjykatën Rrethit Gjyqësor Librazhd, e më pas atë të Elbasanit, deri në vitin 2001. Në shkurt të vitit 2001 është emëruar Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Durrës, detyrë të cilën e ka mbajtur deri në shtator të vitit 2023. Prej 2012 deri në 2016 gjyqtari Çekrezi ka qenë anëtar i Kolegjit Zgjedhor, pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.
Z. Çekrezi ka qenë pedagog i së Drejtës Civile dhe Procedurale Civile pranë Fakultetit të Drejtësisë së Universitetit të Elbasanit, përgjatë periudhës 1996-2001. Ka marrë pjesë në shumë aktivitete trajnimi kombëtare e ndërkombëtare në fushën e së drejtës.
Me dekretin nr. 250, datë 27/09/2023 të Presidentit të Republikës është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Lartë.