SOKOL BINAJ

Anëtar i Gjykatës së Lartë
 

Sokol Binaj u lind më 19 janar 1961 në Gjirokastër. Gjatë viteve 1981-1985 ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, diplomuar me titullin “Jurist”. Pas përfundimit të studimeve, emërohet Gjyqtar në Gjykatën Rrethit Gjyqësor Tiranë prej datës 15.08.1985 – 16.11.1990. Në përiudhën 2001-2004 ka ushtruar detyrën e Shefit të Kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm. Në vitin 2004 është emëruar Gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda Tirane dhe në dhjetor 2019 është caktuar në pozicionin e Gjyqtarit në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë.

Z. Binaj është ftuar si ekspert në disa trajnime të rëndësishme në të drejtën penale dhe procedurën penale, është trajnues, udhëheqës i temave të diplomës së studentëve të Shkollës së Magjistraturës, si edhe ka marrë pjesë në shumë aktivitete trajnimi kombëtare e ndërkombëtare në fushën e së drejtës.

Me dekretin nr. 12030, datë 19/03/2021 të Presidentit të Republikës është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Lartë.​