Nr. 11112-00133-00-2023 Regj. Tiranë, më 23/05/2023
SHPALLJE PËR EFEKT NJOFTIMI
Pranë Gjykatës së Lartë është rregjistruar çështja civile me nr. 11112-00133-00-2023, datë 11.10.2022 regjistrimi, që i përket:
Paditës: Shërbimi përmbarimor “FS” sh.p.k
I paditur: Vangjel Dhamo, Ilir Dhamo, Gerta Qerreti (Dhamo), Besmir Dhamo
Objekti: Veçim i pjesës takuese.
Gjyqtarja relatore me vendimin nr. 11112-00133-00-2023 regj, datë 15.03.2023, ka konstatuar me të meta rekursin e paraqitur nga pala rekursuese Vangjel Dhamo dhe Gerta Dhamo dhe ka vendosur komunikimin e këtij vendimi palës rekursuese, duke i caktuar një afat 5 ditor për plotësimin e të metave të konstatuara.
Meqënëse nuk është arritur njoftimi konform ligjit për plotësimin e rekursit, i rekursuesve Vangjel Dhamo dhe Gerta Dhamo, me dëftesën e komunikimit të datës 08.05.2023, pasi është kthyer me shënimin nga shërbimi postar “Larguar”, bëhet kjo shpallje me afat 20 (njëzet) ditor për efekt njoftimi.
Një kopje e shpalljes të afishohet në vendbanimin ose në vendqëndrimin e tyre Divjakë, Lushnjë si edhe në Njësinë Administrative Divjakë Lushnjë, në të cilën kanë vendbanimin ose vendqëndrimin, një kopje pranë ambienteve të Gjykatës së Lartë, si dhe duke u bërë afishimi në Portalin Elektronik të Gjykatës së Lartë.
Nr. 71008-00990-00-2017 Rregj Tiranë, më 29.06.2021
SHPALLJE PËR EFEKT NJOFTIMI
Pranë Gjykatës së Lartë është e rregjistruar çështja penale me nr. 71008-00990-00-2017, datë 19.06.2017 rregjistrimi, që i përket:
Paditës: Vilson Cobani
I paditur: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Objekti: Shfuqizimin e vendimit të mosfillimit të procedimit penal të dhënë nga
Prokurori Shpëtim Garunja, Prokuror pranë kësaj Prokurorie e njëkohesisht person nën hetim për korrupsion mbi kallëzimin tim kundër tij, çështje që po vazhdon të hetohet nga Prokuroria e Apelit Durrës.
Duke qënë se rekursi i paraqitur nga pala paditëse Vilson Cobani, kundër vendimit të ndërmjetëm datë 06.03.2017 të Gjykatës së Apelit Tiranë, nuk është nënshkruar nga një mbrojtës bazuar në nenin 435/2 të K.Pr.Penale dhe Vendimin Unifikues nr. 5, date 15.09.2009 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, Gjykata e Lartë me shkresën nr. 71008-00990-00-2017 Rregj, datë 01.06.2021 dhe shkresën nr. 71008-00990-00-2017 Rregj, datë 16.06.2021, ka njoftuar paditësin për plotësimin e rekursit.
Meqënëse nuk është arritur njoftimi i paditësit Vilson Cobani për plotësimin e rekursit, pasi dëftesat e komunikimit na janë kthyer nga shërbimi postar me shënimin “objekt i pa kërkuar”, bëhet kjo shpallje me afat 30 (tridhjetë) ditor për efekt njoftimi, me qëllim plotësimin e rekursit.
Një kopje e shpalljes të afishohet pranë ambienteve të Gjykatës së Lartë, si dhe në Portalin Elektronik të Gjykatës së Lartë.
Nr. 71008-00487-00-2017 Tiranë, më 05.03.2021
SHPALLJE PËR EFEKT NJOFTIMI
Pranë Gjykatës së Lartë është rregjistruar çështja penale me nr. 71008-00487-00-2017, datë 27.03.2017 rregjistrimi, që i përket:
Kërkues: Engjell Gishti
Objekti: Shfuqizimin e vendimit për "Mosfillimin e procedimit penal nr. 330/2015" të Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë dhe ridërgimin në Prokurorinë pranë kësaj gjykate për rifillimin e ndjekjes penale.
Duke qënë se rekursi i paraqitur nga pala kërkuese Engjell Gishti, kundër vendimit nr. (10-2016-2800) 209, datë 15.12.2016 të Gjykatës së Apelit Durrës, nuk është nënshkruar nga një mbrojtës bazuar në nenin 435/2 të K.Pr.Penale dhe Vendimin Unifikues nr. 5, date 15.09.2009 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, Gjykata e Lartë me shkresën nr. 71008-00487-00-2017, datë 26.01.2021 ka njoftuar kërkuesin për plotësimin e rekursit.
Meqënëse nuk është arritur njoftimi i kërkuesit Engjell Gishti për plotësimin e rekursit, pasi dëftesa e komunikimit na është kthyer nga shërbimi postar me shënimin “objekt i pa kërkuar”, bëhet kjo shpallje me afat 30 (tridhjetë) ditor për efekt njoftimi.
Një kopje e shpalljes të afishohet pranë ambienteve të Gjykatës së Lartë, si dhe në Portalin Elektronik të Gjykatës së Lartë.
Nr. 11243-03254-00-2015 rregj Tiranë, më 24.12.2020
SHPALLJE PËR EFEKT NJOFTIMI
Pranë Gjykatës së Lartë është rregjistruar çështja civile me nr. 11243-03254-00-2015, datë 15.10.2015 rregjistrimi, me palë ndërgjyqëse:
Paditës: Gezim Vuka, Liri Gjoka, Mexhide Vuka
I paditur: Faik Voci, Dhurata Goxheri, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Petrit Goxheri, Sadete Shkembi, Tatjana Nesturi, Thoma Nesturi
Palë e tretë: Zyra e Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme
Objekti: “Shfuqizimin e Vendimit nr. 74, datë 22.02.2010 të AKKP-së, si të pavlefshëm dhe zgjidhjen e çështjes në themel, duke na njohur ne paditësave të drejtën e pronësisë për sipërfaqen prej 439 m2 truall dhe një shtëpi me 6 dhoma, salon, aneks në oborr, në emër të subjektit të shpronësuar Abaz Sulaj Zeneli. Shpalljen të pavlefshëm të testamentit me nr. 1221 rep., datë 05.01.1990”.
Pala rekursuese Gezim Vuka, Liri Gjoka, Mexhide Vuka, ka paraqitur pranë gjykatës sonë kërkesën me objekt “Heqje dorë nga rekursi i paraqitur kundër vendimit nr. 1512, datë 17.06.2015 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimit nr. 7899, datë 10.07.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë””, kërkesë kjo e cila mban 1868 prot, datë 20.08.2020.
Meqënëse nuk është arritur njoftimi i palës Lirije Gjoka për plotësimin e kërkesës për heqje dorë nga rekursi, pasi dëftesa e komunikimit na është kthyer nga shërbimi postar me shënimin “I panjohur”, bëhet kjo shpallje për efekt komunikimi.
Një kopje e shpalljes të afishohet pranë ambienteve të Gjykatës së Lartë, si dhe në Portalin Elektronik të Gjykatës së Lartë.
Nr. 11243-00177-00-2020 Tiranë, më 07.10.2020
SHPALLJE PËR EFEKT NJOFTIMI
Pranë Gjykatës së Lartë është rregjistruar çështja civile me nr. 11243-00177-00-2020, datë 17.02.2020 rregjistrimi (Ankim ndaj vendimeve juridiksion civile), me palë ndërgjyqëse:
Paditës : Shoqëria “Albania Duty Free Distribution” Sh.p.k
I paditur: Shoqëria “Tirana International Airport” Sh.p.k
Objekti: Detyrimin e palës së paditur për të vendosur në posedim ambjentin me sipërfaqe 282 m2 për periudhën kohore nga data 27.08.2019 dri më datë 26.08.2024.....etj”.
Pala rekuruese Shoqëria “Tirana International Airport” Sh.p.k, ka paraqitur pranë gjykatës sonë kërkesën me objekt “ Caktimin e datës së gjykimit në Gjykatën e Lartë pas datës 31 janar 2021 dhe në çdo rast pasi Gjykata e Arbitrazhit pranë ICC Court Of Arbitration të ketë marrë së pari një vendim lidhur me juridiksionin”, kërkesë kjo e cila mban nr. 2109 prot, datë 21.09.2020.
Meqënëse nuk është arritur komunikimi i kërkesës për SHOQËRINË “ALBANIA DUTY FREE DISTRIBUTION SH.P.K, pasi dëftesa e komunikimit na është kthyer nga shërbimi postar me shënimin “ Larguar”, bëhet kjo shpallje për efekt komunikimi.
Një kopje e shpalljes të afishohet pranë ambienteve të Gjykatës së Lartë, si dhe në Portalin Elektronik të Gjykatës së Lartë.