Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në datën 12.03.2026, mori në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen administrative nr. 30004-00246-2023 akti, që u përket palëve: Paditës: B.L., E paditur: Agjencia e Trajtimit të Pronave, me pjesëmarrjen e Avokatit të Shtetit, Objekti: Kundërshtimi i vlerësimit financiar, të dosjes me numër nr. 1377, datë 29.05.1996, në emër të subjektit të shpronësuar Xhevit Selman Likaj me subjekt kërkues Fiqiri Lika e cila përmban vendimin nr. 1504, datë 16.07.1996 të ish-KKKP Bashkia Korçë, publikuar në Buletinin e Njoftimeve Zyrtare nr. 41, datë 18.12.2017. Detyrimin e palës së paditur për të vlerësuar si tokë "Truall" pronën me sipërfaqe 4000 m², të njohur për kompensim me vendimin nr. 1504, datë 16.07.1996. Detyrimin e palës së paditur për të rivlerësuar financiarisht pronën me sipërfaqe 4000 m² të njohur për kompensim me vendimin nr. 1504, datë 16.07.1996.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 12, pika 3, dhe në nenin 62/a të ligjit nr.49/2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative” (i ndryshuar), vendosi: Kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë gjyqësore në datë 12.05.2026, ora 11:00, me trup gjykues të përbërë nga pesë gjyqtar, me qëllim njësimin e praktikës gjyqësore.
Pyetja e shtruar për njësimin e praktikës gjyqësore në gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative:
• Në kuptim të nenit 19 të ligjit nr. 133/2015, cili është momenti procedural nga i cili fillon afati i padisë kundër vlerësimit financiar të kryer nga ATP-ja për përcaktimin e vlerës së pronës në Gjykatën Administrative të Apelit?

Gjykata e Lartë