Shënim: Brenda tre ditëve nga arsyetimi, vendimi u komunikohet palëve, nëpërmjet shpalljes në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë dhe me njoftimin individual kur palët ose përfaqësuesit e tyre kanë lënë të dhënat elektronike të kontaktit.
PËRFUNDIMI I ÇËSHTJEVE ADMINISTRATIVE
PËR SHQYRTIM NË DHOMË KËSHILLIMI
KOLEGJI ADMINISTRATIV
TRUPI GJYKUES:
ARBENA AHMETI
DATË 13 TETOR 2026
| NR. | RRETHI | NR. AKTI | PALËT NDËRGJYQËSE | OBJEKTI | RELATORE | VENDIMI |
| 1. | TIRANË | 30003-00655-00-2026 | MISIM HYSENAJ Kundër BASHKIA TIRANË, AVOKATURA E SHTETIT
| Shperblimi ne masen 600.000 leke, per punen e kryer ne rilevimin dhe projektimin e rikonstruksionit te rruges nga "Lapidari i Pezes-Varrezat e Pezes se Madhe", me gjatesi 6 km. | A.AHMETI
| - Kthimin e rekursit të paraqitur nga pala paditëse Misim Hysenaj, kundër vendimit nr.437 (86-2026-462), datë 24.02.2026 të Gjykatës Administrative të Apelit, në çështjen administrative të regjistruar në Gjykatën e Lartë me nr. 30003-00655-00-2026 Regj. Themeltar, datë 23.06.2026. - Kundër vendimit të relatorit të çështjes në Gjykatën e Lartë për kthimin e rekursit nuk lejohet ankim, sipas ligjit! |
TIRANË MË DATË 13.10.2026
PËRFUNDIMI I ÇËSHTJEVE ADMINISTRATIVE
PËR SHQYRTIM NË DHOMË KËSHILLIMI
KOLEGJI PENAL
TRUPI GJYKUES
ILIR PANDA
DATË 13 TETOR 2026
| NR. | NR. AKTI | PALËT NDËRGJYQËSE | BAZA LIGJORE | RELATORI | VENDIM |
| 1. | 35003-00881-00-2026 | SHOQERIA KURSIM KREDITI "DOBRESH" | Konstatim i papajtueshmerisë per trupen gjykuese, z.Sokol Sadushi ,z.Sokol Ngresi,z. Gentian Medja nga gjykimi i çeshtjes administrative me nr. Akti 31001-00087-00-2026 date registrimi 12:02.2026 me kërkues/rekursues SHKK Dobresh per shkak të ekzistences së rrethanave që krijojnë dyshim objektiv mbi paanshmerine e trye ne kete gjykim. | I.PANDA | 1. Rrëzimin e kërkesës të paraqitur nga kërkuesi, Shoqëria Kursim Krediti “Dobresh, për përjashtimin e trupës gjykuese të përbërë nga gjyqtarët Sokol Sadushi, Sokol Ngresi, Gentian Medja, nga gjykimi i çështjes administrative me nr. 31001-00087-00-2026, regjistruar pranë Gjykatës së Lartë më datë 12.02.2026.
2. Ky vendim t’i njoftohet gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, Sokol Ngresi, Gentian Medja, si dhe kërkuesit Shoqërisë Kursim Krediti “Dobresh”.
3. Ky vendim është i formës së prerë. |

Gjykata e Lartë