INFORMACION I ÇËSHTJEVE ADMINISTRATIVE, DATË 09.04.2025

Shënim: Brenda tre ditëve nga arsyetimi, vendimi u komunikohet palëve, nëpërmjet shpalljes në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë dhe me njoftim individual kur palët ose përfaqësuesit e tyre kanë lënë të dhënat elektronike të kontaktit.

PËRFUNDIMI I ÇËSHTJEVE ADMINISTRATIVE PËR SHQYRTIM 

NË  DHOMË  KËSHILLIMI,

KOLEGJI ADMINISTRATIV
TRUPI GJYKUES:

SOKOL SADUSHI

SOKOL NGRESI

GENTIAN MEDJA

DATË 9 PRILL 2025

NR  RrethiNr.AktiPalët NdërgjyqëseObjektiRelatori           Vendimi
 Tirane 31003-00244-00-2025SHOQERIA ''SALILLARI'' SH.P.K Kundër. SHOQERIA ''MAEG BRANCH ALBANIA''

Vendosjen e masës se sigurimit te padisë: sekuestrimin e sendeve të luajtshme dhe të paluajtshme të debitorit, si dhe te çdo pasurie tjetër që ndodhet ne pronësi te tij, si dhe sekuestrimin e kredive te debitorit ndaj të tretëve;

Detyrimin e Palës së Paditur për pagimin e penaliteteve të llogaritura sipas Nenit 5.8 të Kontratës së Nënkontraktimit në Vlerën 5.280.000 EUR.

Detyrimin e Palës së Paditur për kthimin/pagimin e të gjitha shpenzimeve të realizuara në bazë të Nenit 4.6 të Kontratës së Nënkontraktimit në Vlerën 182.637, 11 EUR.

Njohjen e të drejtës së Paditësit për të mbajtur 10% të çmimit total të JPC si "Garanci e Përgjegjësisë së Defektit" bazuar në Nenin 4.7 të Kontratës së Nënkontraktimit në vlerën 832,000 EUR.

Detyrimin e Palës së Paditur për pagimin e të gjitha shpenzimeve, pagesave dhe kostove të pësuara nga Paditësi për ripërsëritjen e punimeve dhe riparimin e defekteve të MAEG ne vlerën 3,503,645.51 EUR;

Detyrimin e Palës së Paditur për pagimin e të gjithë kamatave të arrira për shumën totale të detyrimit prej 8.139.038,18 EUR nga data kur ky detyrim është bërë i kërkueshëm deri në momentin e lëshimit të vendimit të formës së prerë nga gjykata.

Njohjen e të drejtës së Palës Paditëse për aplikimin e interesave deri në momentin e ekzekutimit të vendimit giyqësor të formës së prerë dhe detyrimin e Palës së Paditur peë pagimin e këtyre interesave.

Detyrimin e Palës se Paditur për pagimin e shpenzimeve noteriale që Paditësi ka pësuar për paraqitjen e provave bashkëlidhur Kërkesë Padisë në giykatë ne vlerën e 5.052.040 LEK, sipas faturave tatimore të lëshuar nga noteri dhe perkthyesi

Shpenzimet Gjyqësore t'i ngarkohen Palës së Paditur.

(Kompetence)

S.SADUSHI

Rregullimin e kompetences lendore te gjykatave ne mosmarreveshje, duke percaktuar si gjykate kompetente Gjykaten Administrative te Shkalles se Pare Tirane.

Lenien ne fuqi te vendimit nr.37, date 09.01.2025 te Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Tirane dhe dergimin e ceshtjes per shqyrtim ne Gjykaten Administrative te Shkalles se Pare Tirane.