Lista e gjyqtarëve që kanë shprehur interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar për kandidatë në Këshillin e Lartë Gjyqësor

Pas përfundimit të afatit për paraqitjen e shprehjes së interesit për kandidatë në Këshillin e Lartë Gjyqësor, shpallur nga Gjykata e Lartë më datë 26.6.2026, për zgjedhjen e 1 (një) gjyqtari nga nga radhët e gjyqtarëve të gjykatës së shkallës së pare, 1 (një) gjyqtari nga radhët e gjyqtarëve të apelit dhe 1 (një) gjyqtari nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, bazuar në ligjin 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, deri më datë 13.7.2026, kanë shprehur interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar gjyqtarët e mëposhtëm:

- Arbena Ahmeti – Gjykata e Lartë

- Sandër Simoni – Gjykata e Lartë

Igerta Hysi – Gjykata e Posacme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Fatri Islamaj – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

Matilda Llangozi – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

Brunilda Kadi – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë 

Manjola Xhaxho – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

Administrata e Gjykatës së Lartë, brenda 7 ditëve nga data e mbylljes së afatit për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit përkatës, do të vijojë me procesin e verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore të kandidatëve dhe menjëherë më pas do të bëjë shpalljen e kandidatëve zyrtarë.