
DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË
Në Ditën Ndërkombëtare të Grave Gjyqtare, Gjykata e Lartë shpreh mirënjohjen e thellë për kontributin e të gjitha grave gjyqtare, profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre në forcimin dhe përmirësimin e sistemit të drejtësisë shqiptare.
Roli i tyre është i pazëvendësueshëm në ruajtjen e paanshmërisë dhe garantimin e drejtësisë për të gjithë qytetarët. Ato janë një shtyllë e rëndësishme në procesin e ndërtimit të një shoqërie të drejtë dhe të barabartë, duke mundësuar që ligji të zbatohet pa asnjë diskriminim.
Në këtë ditë të veçantë, falenderojmë dhe vlerësojmë çdo grua gjyqtare që me guxim dhe ndershmëri vazhdon të kontribuojë për një drejtësi të pakompromis dhe për një sistem të drejtë për të gjithë.
Për kontakt: Ida Vodica Laska
Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë
Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al
www.gjykataelarte.gov.al