Trajnim për Njësinë Ligjore në bashkëpunim me Ambasadën Britanike dhe Zyrën Gjyqësore të Anglisë dhe Uellsit.

DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË

Trajnim i përbashkët për Njësinë Ligjore të Gjykatës së Lartë në bashkëpunim me Ambasadën Britanike dhe Zyrën Gjyqësore të Anglisë dhe Uellsit.
Trajnimi u zhvillua nën drejtimin e gjyqtarëve britanikë dhe pati në fokus përmirësimin e cilësisë së hartimit të vendimeve gjyqësore, përmes shkëmbimit të praktikave më të mira dhe përdorimit të qasjes analitike në argumentimin ligjor.


Temat kryesore të trajtimit:
1. Një metodologji e mundshme për hartimin e përmbledhur të vendimeve;
2. Qasjet e ndryshme në hartimin e vendimeve të rëndësishme krahas atyre me natyrë të përsëritur.;
3. Përdorimi i gjuhës direkte përkundrejt zhargonit të specializuar gjyqësor.
Ky trajnim është pjesë e një sërë iniciativash që synojnë standardizimin e arsyetimit ligjor dhe rritjen e transparencës në sistemin gjyqësor.


Për kontakt: Ida Vodica Laska
Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë
Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al
www.gjykataelarte.gov.al