
DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË
Gjykata e Lartë njofton se, pas depozitimit në datën 23.09.2025 nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) të raportit dhe listës së renditjes së kandidatëve për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, vend i shpallur nga Gjykata e Lartë në datë 11.12.2024, ka ndërmarrë hapin e radhës në këtë proces institucional.
Në mbështetje të dispozitave ligjore dhe rregullores përkatëse, Kryetari i Gjykatës së Lartë ka vendosur thirrjen e Mbledhjes së Posaçme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.
Mbledhja do të zhvillohet më 30 shtator 2025, ora 09:00, pranë ambientëve të Gjykatës së Lartë, me qëllim zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.
Për kontakt: Ida Vodica Laska
Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë
Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al
www.gjykataelarte.gov.al