Takim i përbashkët mes anëtarëve të Gjykatave të Larta të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi

DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË

Anëtarët e Gjykatave të Larta të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi, janë bërë bashkë në Prevallë, në një aktivitet kushtuar gjykimit në Gjykatën e Lartë dhe marrëdhëniës së ndërsjelltë mes tyre.

Aktiviteti është përshëndetuar nga z. Fejzullah Rexhepi, Kryetar i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, z. Sokol Sadushi, Kryetar i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë dhe znj. Vesna Vučković, Kryetare në detyrë e Gjykatës Supreme të Republikës së Malit të Zi.

Aktiviteti dy ditor, 15-16 shkurt 2024, do të ketë në qendër të diskutimeve tema të cilat lidhen kryesisht me rolin e Gjykatave të Larta në unifikimin e praktikës gjyqësore në raport me gjykatat më të ulëta; pavarësinë e gjyqësorit dhe sfidat e gjykatave për mbrojtjen e saj si edhe politikat ndëshkimore, me fokus krimin e organizuar, pastrimin e parave, terrorizmin, etj.


Për kontakt: Ida Vodica Laska
Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë
Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al
www.gjykataelarte.gov.al