
DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË
Kryetari i Gjykates se Lartë Sokol Sadushi, zhvilloi një takim akademik me studentët e Fakultetit të Drejtësisë të Universiteti i Tiranës, në vijim të dialogut të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të drejtësisë dhe komunitetit universitar.
Gjatë takimit u mbajt referimi me temë: “Paraburgimi si ‘zgjedhja e parë’: rikthimi te standardi kushtetues dhe konventor i masave të sigurimit”, një reflektim parimor mbi individualizimin, proporcionalitetin dhe alternativat ndaj paraburgimit, në dritën e jurisprudencës së Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut për Shqipërinë.
Në bashkëbisedimin me studentët u trajtuan standardet kushtetuese dhe konventore në zbatimin e masave të sigurimit personal, me theks në arsyetimin e individualizuar, proporcionalitetin dhe vlerësimin konkret të çdo rasti, në përputhje me jurisprudencën e Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, sipas së cilës kufizimi i lirisë duhet të mbështetet në analiza konkrete dhe alternativat ndaj paraburgimit të vlerësohen në mënyrë efektive..
Studentët drejtuan pyetje të ndryshme mbi çështje të drejtësisë dhe funksionimin e sistemit gjyqësor, ndaj të cilave z. Sadushi dha përgjigje dhe sqarime në frymë institucionale dhe akademike, duke nxitur një reflektim profesional mbi garantimin e të drejtave dhe lirive themelore dhe rolin e gjyqtarit në respektimin e standardeve kushtetuese dhe ndërkombëtare.
Bashkëlidhur gjeni tekstin e plotë të referimit. https://gjykataelarte.gov.al/sq/lajme/revista/paraburgimi-si-zgjedhja-e-pare:-rikthimi-te-standardi-kushtetues-dhe-konventor-i-masave-te-sigurimit
Për kontakt: Ida Vodica Laska
Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë
Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al
www.gjykataelarte.gov.al

Gjykata e Lartë





