DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË
Gjykata e Lartë, me mbështetjen e Fondacionit gjerman IRZ, ka bërë sot prezantimin zyrtar të Bazës së të Dhënave të vendimeve të Gjykatës së Lartë, sipas kritereve shkencore për këtë qëllim (me titull, fjalë kyçe, maksimë ligjore, abstrakt, etj).
JUDIX është arkiva elektronike e vendimeve të përzgjedhura të Gjykatës, me qëllim lehtësimin e kërkimit të tyre nga të gjithë përdoruesit e interesuar.
Së shpejti JUDIX do të jetë i aksesueshëm dhe për publikun e gjerë.
Aktiviteti i sotëm u përshëndet nga Kryetari i Gjykatës së Lartë z. Sokol Sadushi, Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri Karl Bergner, si dhe Drejtori i Projektit "Ballkani Perëndimor" pranë Fondacionit IRZ, Stefan Pürner.
Për kontakt: Ida Vodica Laska
Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë
Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al
www.gjykataelarte.gov.al