Presidenti i Shoqatës Botërore të Juristëvë viziton Gjykatën e Lartë

DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË

Një vizitë e rëndësishme ajo e delegacionit të World Jurist Association (WJA) dhe World Law Foundation (WLF), sot në Gjykatën e Lartë. Presidenti i Shoqatës Botërore të Juristëve Z. Javier Cremades dhe delegacioni që ai drejton, prej disa ditësh ndodhen në Tiranë, me ftesë të Gjykatës Kushtetuese, dhe të hënën janë pritur në një takim të veçantë nga Kryetari i Gjykatës së Lartë Z. Sokol Sadushi dhe anëtarë të tjerë të trupës gjyqësore. 
Z. Sadushi vlerësoi vizitën e delegacionit dhe e quajti atë një mundësi të shkëlqyer për të vijuar bashkëpunimin dhe shkëmbimin e eksperiencave mes gjyqtarëve dhe juristëve nga e gjithë bota, nëpërmjet pjesëmarrjeve të herëpasherëshme në kongreset dhe samitet e zhvilluara nga WJA. 
Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë është anëtare në Shoqatën Botërore të Juristwve prej vitit 2014. Ndër vite, ajo ka qenë pjesëmarrëse në disa Samite dhe Konferenca ndërkombëtare. Në takim u diskutua gjithashtu edhe mbi mundësinë e organizimit të Kongresit Botëror të Drejtësisë 2027, në Tiranë. 
Më shumë mbi World Jurist Association (WJA): https://worldjurist.org/about-2/


Për kontakt: Ida Vodica Laska
Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë
Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al
www.gjykataelarte.gov.al