
DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË
Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi ndodhet në Riad, për të marrë pjesë në këtë forum të rëndësishëm ndërkombëtar. Në konferencë marrin pjesë edhe anëtarët e Gjykatës së Lartë Artur Kalaja dhe Sokol Binaj.
Z. Sadushi ishte i ftuar të mbante fjalën e tij në Sesionin e Dytë, ku trajtoi rolin e procedurave gjyqësore në garantimin e cilësisë së drejtësisë, duke theksuar se qartësia, koherenca dhe transparenca procedurale janë thelbësore për besimin e publikut dhe funksionimin e drejtë të sistemit.
Në ndërhyrjen e tij, Kryetari Sadushi prezantoi përvojën e reformës në drejtësi në Shqipëri, duke vënë në pah transformimin e Gjykatës së Lartë në drejtim të efikasitetit, menaxhimit aktiv të çështjeve gjyqësore dhe rritjes së transparencës. Ai nënvizoi se standardet procedurale dhe përdorimi i teknologjisë kanë luajtur rol të rëndësishëm në përmirësimin e shpejtësisë dhe cilësisë së vendimmarrjes, duke forcuar besimin e qytetarëve tek drejtësia.
Për kontakt: Ida Vodica Laska
Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë
Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al
www.gjykataelarte.gov.al

Gjykata e Lartë



