
DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË
Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë zgjodhi anëtarin e ri të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës. Gjyqtari Erion Bani u votua nga kolegët e tij dhe rezultoi fitues në këtë proces zgjedhor, duke u bërë përfaqësues i trupës gjyqësore në këshill.
Në fjalën e tij drejtuar gjyqtarëve, Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, ndër të tjera theksoi:
“Nuk kemi të bëjmë thjesht me plotësimin e një vendi vakant, por me përzgjedhjen e përfaqësuesit të trupës gjyqësore në organin drejtues të një institucioni themelor për formimin fillestar dhe vazhdues të magjistratëve. Përmes këtij procesi, ne jo vetëm zgjedhim një anëtar, por shprehim edhe standardin tonë për përfaqësimin, përgjegjësinë dhe vizionin që duhet të ketë gjyqësori në marrëdhënien e tij me Shkollën e Magjistraturës.”
Për kontakt: Ida Vodica Laska
Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë
Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al
www.gjykataelarte.gov.al

Gjykata e Lartë




