Lord Justice James Dingemans vizitë zyrtare në Gjykatën e Lartë

DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË

Nga pritja në Gjykatën e Lartë të delegacionit gjyqësor britanik, kryesuar nga Lord Justice James Dingemans. Në takimin me Kryetarin e Gjykatës së Lartë Z. Sokol Sadushi dhe anëtarë të tjerë të trupës gjyqësore,  u zhvilluan biseda mbi mënyrën se si sistemet tona gjyqësore do të punojnë së bashku në një program për të mbështetur gjyqtarët e Shqipërisë dhe për të zbatuar sundimin e ligjit në mënyrë më efektive në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Sokol Sadushi: Gjyqtarët dhe stafi i Gjykatës së Lartë, rikonfirmojnë vullnetin e tyre për të bërë përpjekjet maksimale në kuadër të mirëadministrimit të drejtësisë si edhe për të punuar së bashku për të zhvilluar marrëdhëniet tona të ndërsjella në fushën e gjyqësorit.


Për kontakt: Ida Vodica Laska
Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë
Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al
www.gjykataelarte.gov.al