Kryetari i Gjykatës së Lartë Z. Sokol Sadushi, në ceremoninë e hapjes së vitit gjyqësor të Anglisë dhe Uellsit

DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË

Kryetari i Gjykatës së Lartë Z. Sokol Sadushi, ka marrë pjesë në datat 1-2 tetor 2024 në ceremoninë tradicionale të hapjes së vitit gjyqësor të Anglisë dhe Uellsit.
Kjo ceremoni historike, e cila mbahet në Westminster Abbey, prezanton çeljen e vitit gjyqësor për gjyqtarët e Gjykatës Supreme, Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës së Apelit dhe përfshin edhe një shërbesë kishtare. 
Kryetari Sadushi pati një takim të veçantë me Baroneshën Sue Carr of Walton-on-the-Hill, Lady Justice (Zonja Shefe e Drejtësisë)  së Anglisë dhe Uellsit, e cila shprehu gadishmërinë e saj për shkëmbime të frytshme mes sistemeve tona të ndryshme ligjore.
Takimi me Lady Justice, sipas Kryetarit Sadushi ishte një mundësi e mirë për të përsëritur dëshirën dhe vullnetin tonë, për të forcuar bashkëpunimin dypalësh midis Gjykatës së Lartë të Shqipërisë dhe gjykatave të Mbretërisë së Bashkuar, marrëdhënie e cila është konkrete falë edhe projektit të Partneritetit Gjyqësor Mbretëri e Bashkuar-Shqipëri në maj 2024.


Për kontakt: Ida Vodica Laska
Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë
Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al
www.gjykataelarte.gov.al