DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË
Kryetari i Gjykatës së Lartë Z. Sokol Sadushi merr pjesë në Takimin e Dytë Vjetor të Forumit të Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit, me ftesë dhe organizuar nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës. Z.Sadushi shoqërohet nga kryetari i Kolegjit Penal Z. Ilir Panda.
Aktiviteti i një rëndësie të veçantë, bën bashkë gjyqtarë nga Gjykatat Kushtetuese të Bullgarisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Turqisë dhe Shqipërisë. Konferenca ndërkombëtare e organizuar këtë vit me temën: “Evoluimet në drejtësinë kushtetuese bashkëkohore – shembulli i rajonit të Ballkanit”, është e përqendruar rreth diskutimeve mbi vlerat e përbashkëta të demokracisë, sundimit të së drejtës dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
Kryetari i Gjykates së Lartë Z. Sadushi drejton panelin dhe punimet e sesionit të dytë të konferencës, kushtuar ndikimit të jurisprudencës së Gjykatave Supranacionale në formësimin e konteksteve kushtetuese lokale. Në panel marrin pjesë gjyqtarë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Gjykata Evropiane e Drejtësisë dhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.
Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit, është themeluar më 27 tetor të vitit 2023.
Për kontakt: Ida Vodica Laska
Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë
Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al
www.gjykataelarte.gov.al