Konferenca e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore (24-26 qershor 2024, Prishtinë, Kosovë)

DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË

Me ftesë të Institutit CEELI në bashkëpunim me Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës, Anëtari i Gjykatës së Lartë Z. Asim Vokshi po merr pjesë në punimet e Konferencës Vjetore të Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore, e cila këtë vit mbahet në Prishtinë në datat 24-26 qershor.

Në konferencën, e përbërë nga 5 sesione, po trajtohen tematikat: Pavarësia gjyqësore, çështjet e prapambetura dhe vonesat, aksesi në drejtësi, krijimi i mbështetjes së publikut dhe respektimit të gjyqësorit, si dhe inovacioni në reformimin e gjykatave.

Gjyqtari Asim Vokshi jep kontributin e tij si moderator dhe folës në sesionin mbi çështjet e prapambetura dhe vonesat.


Për kontakt: Ida Vodica Laska
Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë
Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al
www.gjykataelarte.gov.al