Gjykata e Lartë e Shqipërisë dhe Gjykata Supreme e Kosovës, në tryezë të përbashkët pune.

DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË

Anëtarët e Gjykatave të Larta të Shqipërisë dhe Kosovës, janë bërë bashkë në Durrës, në një tryezë të përbashkët me temë: “Funksioni rishikues i Gjykatës së Lartë si mjet për zbatimin e njësuar të ligjit – Përvojat respektive”. 
Aktiviteti, organizuar nga Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë, është përshëndetuar nga z. Sokol Sadushi, Kryetar i Gjykatës së Lartë dhe z. Fejzullah Rexhepi, Kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës
Tryeza ka në qendër të diskutimeve tema të cilat lidhen kryesisht me gjykimin në Gjykatën e Lartë, sfidat e përbashkëta e shkëmbimin e praktikave më të mira, si edhe perspektivat krahasuese mbi zbatimin e njesuar të ligjit. 
Aktivitete të tilla i shërbejnë forcimit të kapaciteteve, praktikës gjyqësore dhe rritjes së cilësisë së vendimeve të gjykatave përkatëse nëpërmjet debateve konstruktive, shkëmbimit të përvojave e të njohurive, diskutimit të sfidave të përbashkëta dhe identifikimit të zgjidhjeve të tyre.


Për kontakt: Ida Vodica Laska
Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë
Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al
www.gjykataelarte.gov.al