DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË
Me rastin e Ditës Kombëtare të Drejtësisë, 10 maj 2024, Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, organizuan një “Gjyq imitues” me pjesëmarrjen e studentëve të këtij fakulteti.
“Gjyqi imitues” zhvillohet në kuadër të aktiviteteve të Gjykatës së Lartë, si edhe aktiviteteve me karakter shkencor të Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, me qëllim kontributin në zhvillimin e së drejtës në vend.
Ky “Gjyq imitues” kishte për qëllim të shërbente si një simulim, ku studentët e së drejtës patën mundësinë të paraqitnin aftësitë e tyre, dhe të zhvillonin një debat argumentues lidhur me një çështje gjyqësore penale të përgatitur intensivisht, drejtuar nga Ndihmësmagjistrati i Gjykatës së Lartë Elton Frashëri. Ky aktivitet shërbeu si një proces mësimor me karakter praktik për studentët pjesëmarrës.
Dëshirojmë të falenderojmë për seriozitetin, përkushtimin dhe mbështetjen të gjithë studentët pjesëmarrës, pedagogen e tyre Prof.Dr. Eralda (Methasani) Çani, e cila kontribuoi me shumë dëshirë në realizmin e këtij aktiviteti, si dhe dekanen e Fakultetit të Drejtësisë, Prof.Dr. Dorina Hoxha për lehtësimin e këtij aktiviteti nga Fakulteti i Drejtësisë.
Faleminderit për punën tuaj të shkëlqyer, studentë!
Aleksandro Nesturaj
Antonella Villa
Arsi Mustafaj
Avushe Zeka
Dea Basholli
Denisa Picalli
Eldorado Aga
Elejda Isaraj
Era Dauti
Kristina Kolneku
Marinel Prenga
Sara Dekovi
Sara Dukaj
Tristan Gjini
Zhaklina Llapushi
Për kontakt: Ida Vodica Laska
Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë
Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al
www.gjykataelarte.gov.al