DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË
Në një postim të sajin, Ambasada e Shteteve te Bashkuara të Amerikës në Tiranë konfirmon angazhimin e vazhdueshëm për të mbështetur Gjykatën e Lartë.
Në njoftimin e ambasadës theksohet se: E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn përsëriti angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur Gjykatën e Lartë në përparimin e mëtejshëm të shtetit të së drejtës në Shqipëri dhe përgëzoi Gjykatën për progresin e saj të dukshëm në reduktimin e çështjeve të prapambetura, duke e nxitur të vazhdojë ushtrimin e funksioneve të saj me integritet dhe profesionalizëm.
Znj. VanHorn u takua të mërkurën me Kryetarin e Gjykatës së Lartë, z. Sokol Sadushi dhe kryetarët e Kolegjeve Penale dhe Civile të Gjykatës së Lartë, z. Ilir Panda dhe z. Artur Kalaja.
Për kontakt: Ida Vodica Laska
Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë
Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al
www.gjykataelarte.gov.al