DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË
Kryetari i Gjykatës së Lartë z. Sokol Sadushi, ka marrë pjesë si i ftuar special në ceremoninë solemne të hapjes së vitit gjyqësor në Itali, Romë, një ngjarje e veçantë e cila shënon gjithashtu herën e parë që një delegacion shqiptar merr pjesë në këtë ceremoni prestigjioze. Z. Sadushi shoqërohej nga Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë z. Ilir Panda. Përpara nisjes së kësaj ceremonie, është bërë e mundur edhe një takim i veçantë me Presidentin e Republikës së Italisë Sergio Mattarella.
Gjatë qëndrimit në Itali, Kryetari i Gjykatës së Lartë zhvilloi disa takime të rëndësishme, përfshirë edhe vizitën dhe takimin me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Italisë z. Giovanni Amoroso dhe anëtarë të tjerë të gjykatës. Së bashku me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë Zj. Holta Zaçaj, në këtë takim u diskutuan çështje të rëndësishme lidhur me përvojat dhe bashkëpunimin mes sistemeve gjyqësore të dy vendeve.
Një tjetër moment i veçantë i qëndrimit të delegacionit Shqiptar në Romë, ishte dhe vizita e dedikuar në Pallatin Presidencial Quirinale, ku u organizua një pritje e ngrohtë nga zyrtarë të lartë të institucionit të Presidentit të Republikës.
Ky udhëtim ka forcuar më tej bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet dy vendeve, duke krijuar mundësi për një të ardhme të qëndrueshme në kuadër të bashkëpunimit mes dy sistemeve gjyqësore.
Për kontakt: Ida Vodica Laska
Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë
Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al
www.gjykataelarte.gov.al