Ceremonia e përmbylljes së Projektit të Binjakëzimit për Shkollën e Magjistraturës

DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË

Në ceremoninë e përmbylljes së Projektit të Binjakëzimit për forcimin e kapaciteteve të Shkollës së Magjistraturës, Kryetari i Gjykatës së Lartë dhe Kryetari i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, Sokol Sadushi, vuri theksin te roli vendimtar që ka formimi profesional i magjistratëve në garantimin e një drejtësie cilësore, efikase dhe të besueshme.

“Magjistrati i ri nuk hyn në sistem vetëm për të zbatuar norma. Ai hyn në një detyrë ku duhet të dëgjojë, të arsyetojë, të pranojë debatin, të përballet me presionin dhe të mos e zëvendësojë drejtësinë me formalizëm. Në fund, vlera e një projekti nuk matet me raportet që mbyllen sot, por me standardin që mbetet nesër në mënyrën si përzgjedhim, formojmë dhe trajnojmë magjistratët.” – Sokol Sadushi

Duke vlerësuar mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe partnerëve ndërkombëtarë, z. Sadushi theksoi se investimi në përzgjedhjen, formimin dhe zhvillimin profesional të magjistratëve është investim i drejtpërdrejtë në cilësinë e drejtësisë dhe në forcimin e shtetit të së drejtës.

Fjala e plotë - https://gjykataelarte.gov.al/sq/lajme/fjalime/nga-mbeshtetja-ne-standard:-shkolla-e-magjistratures-dhe-pergjegjesia-per-cilesine-e-drejtesise


Për kontakt: Ida Vodica Laska
Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë
Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al
www.gjykataelarte.gov.al