Ambasadori i BE-së në Shqipëri Silvio Gonzato vizitë në Gjykatën e Lartë, takon Kryetarin Sokol Sadushi

DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasadori i BE-së në Shqipëri Silvio Gonzato, shprehet kështu, pas takimit të zhvilluar sot me Kryetarin e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi. “Forcimi i mëtejshëm i gjyqësorit shqiptar mbetet investimi më i mirë për të ardhmen e vendit në BE. Pas takimit me figura kyçe, jam edhe më i bindur për këtë. Me Sadushin folëm për kushtet e punës në të gjitha nivelet e gjykatave dhe mbi nevojën për mbështetje për të përmirësuar menaxhimin dhe infrastrukturën e tyre.”


Postimet origjinale
https://www.facebook.com/share/p/iNAxqQvfazT94ELr/?mibextid=oFDknk

https://x.com/EUinAlbania/status/1784972671588999210
 


Për kontakt: Ida Vodica Laska
Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë
Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al
www.gjykataelarte.gov.al