DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË
Ambasadori Britanik në Tiranë Nicholas Abbott, është takuar të enjten (14.11.2024) me Kryetarin e Gjykatës së Lartë Z. Sokol Sadushi, në kuadër të një vizite kortezie.
Z. Sadushi i ka uruar ambasadorit Abbott sukese në detyrën e tij në Tiranë, duke shprehur njëkohësisht mirënjohjen në lidhje më ndihmën që Britania e Madhe siguron vazhdimisht për sistemin e drejtësisë në Shqipëri.
Sokol Sadushi: “Rikonfirmojmë vullnetin tonë për të bërë përpjekjet maksimale në kuadër të mirëadministrimit të drejtësisë si edhe për të punuar së bashku për të zhvilluar marrëdhëniet tona të ndërsjella në fushën e gjyqësorit. Pavarësisht ndryshimeve që mund të kenë dy sistemet gjyqësore, ne duhet të përqëndrohemi tek pikat tona të përbashkëta”.
Ambasadori Britanik e siguroi Z. Sadushi se mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar do të vijojë të jetë e pranishme dhe e shpeshtë në të ardhmen, duke theksuar se nga ana e tyre ka një interes real professional për të bashkëpunuar. “Në këtë partneritet do të ecim bashkë dhe si të barabartë”, është shprehur Z. Abott.
Biseda u përqëndrua mbi mënyrën se si sistemet tona gjyqësore mund të punojnë së bashku në një program të dedikuar për të mbështetur gjyqtarët e Shqipërisë.
Për kontakt: Ida Vodica Laska
Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë
Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al
www.gjykataelarte.gov.al