Bashkëpunimi i Gjykatës së Lartë me gjykatat homologe

Bashkëpunimi i Gjykatës së Lartë me gjykatat homologe

 

Bashkëpunimi me Gjykatën Supreme dhe Kushtetuese të Republikës së Kosovës

  • Vizitë Zyrtare në Gjykatën Supreme të Kosovës (Prishtinë, 7-9 prill 2016);
  • Pjesëmarrje e vazhdueshme në Ceremoninë Vjetore të Hapjes së Vitit Gjyqësor të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës;
  • Takim në Gjykatë të Lartë me një delegacion të Gjykatës Supreme dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor të Kosovës (29 maj 2023);
  • Takimi i Përbashkët në Prishtinë mes Kryetarëve dhe trupës gjyqësore të Gjykatës së Lartë të Shqiperisë dhe Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës (14-16 shkurt 2024)
  • Tryezë e Përbashkët mes Gjykatës së Lartë të Shqipërisë dhe Gjykatës  Supreme të Republikës së Kosovës me temë “Funksioni rishikues i Gjykatës së Lartë si mjet për zbatimin e njësuar të ligjit – Përvojat respektive” organizuar nga Gjykata e Lartë (10 - 11 tetor 2024);
  • Pjesëmarrje e Kryetarit Sokol Sadushi dhe Zëvendëskryetarit Ilir Panda në Konferencën e Dytë të Forumit të Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit, me ftesë të Kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Znj. Gresa Caka-Nimani (Prishtinë, 23-25 tetor 2024).

 

Bashkëpunimi me Gjykatën e Lartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut 

  • Vizitë zyrtare e një delegacioni nga Gjykata së Lartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Gjykata e Lartë të Malit të Zi (2-4 mars 2016)   

Tryeza e rrumbullakët me temë: “Bashkëpunimi rajonal në çështjet penale” mbështetur nga Fondacioni Gjerman “Hanns Seidel”

  • Vizitë zyrtare e Kryetarit të Gjykatës së Lartë të Maqedonisë Z. Jovo Vangelovski (23 dhjetor 2008) 
  • Takim i Ministrit të Drejtësisë së Maqedonisë Z. Adnan Jashari me anëtarët e Gjykatës së Lartë Z. Ardian Nuni dhe Z. Ardian Dvorani në kuadër të vizitës së tij në Tiranë me ftesë së Ministrit të Drejtësisë Z. Nasip Naco. ( Tiranë, 20 prill 2015)
  • Pjesëmarrje e Z. Xhezair Zaganjori në Konferencën Rajonale të Nivelit të Lartë me temë: “Raportet mes jurisprudencës së Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, në frymën e garantimit të sigurisë ligjore të qytetarëve”, organizuar nga Gjykata e Lartë e Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së (Shkup, Maqedoni 28-30 tetor 2015)
  • Konferenca Ndërkombëtare me titull: “Pavarësia e Gjyqësorit” organizuar nga Gjykata e Lartë e Maqedonisë në bashkëpunim me Institutin CEELI  (Ohër, 28-29 tetor 2016)
  • Akademia Solemne me rastin e 31 marsit - Dita e Jurisprudencës së Republikës së Maqedonisë (Shkup, 29-30 mars 2018)
  • Takim dypalësh në Gjykatën e Lartë me një delegacion nga Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë të Veriut të përbërë nga Kryetarja Znj. Besa Ademi, gjyqtarët Znj. Snezhana Bajllozova, Znj. Cvetanka Periq, Znj. Mirjana Llazarova Trajkovska,                Z. Shpend Devaja dhe Shefja e Kabinetit Znj. Lidija Tanevska Jadrovska, lidhur me autonominë dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe sigurimit të pavarësisë financiare të gjyqësorit (16 mars 2022)
  • Takim i Përbashkët i Gjykatës së Lartë të Maqedonisë dhe Gjykatës së Lartë të Shqipërisë mbi harmonizimin e praktikës gjyqësore (Pogradec, 16 tetor 2023)

 

Bashkëpunimi me Gjykatën e Lartë e Malit të Zi

  • Vizitë zyrtare e një delegacioni nga Gjykata së Lartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Gjykata e Lartë të Malit të Zi (2-4 mars 2016)  Tryeza e rrumbullakët me temë: “Bashkëpunimi rajonal në çështjet penale” mbështetur nga Fondacioni Gjerman “Hanns Seidel”

 

Pjesëmarrje në aktivitete:

 

  • Simpoziumi për të Drejtën Ndërkombëtare dhe të Drejtat e Njeriut organizuar në bashkëpunim me Aleancën Ndërparlamentare për të Drejtat e Njeriut dhe Paqen Globale (8-9 Korrik 2014, Cetinje)
  • Konferenca Ndërkombëtare organizuar nga Gjykata e Lartë dhe Ministria e Drejtësisë e Malit të Zi, në bashkëpunim me Byronë Federale të Departamentit Amerikan të Shtetit për Luftën kundër Narkotikëve dhe Krimit të Organizuar (Budva 18-21 shtator 2016)

 

  • Aktivitetet në kuadër të 29 tetorit - Ditës së Gjyqësorit të Malit të Ziorganizuar nga Gjykata e Lartë e Malit të Zi në bashkëpunim me Shoqatën e Gjyqtarëve (29-31 tetor 2018,  në Cetinje dhe Budva) 

 

  • Konferenca e Kryetarëve të Gjykatave të Larta dhe Prokurorëve të Përgjithshëm me temë “Terrorizmi ndërkombëtar dhe emigracioni i paligjshëm”, e cila do të organizohet nga Gjykata e Lartë e Malit të Zi në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi (24-26 qershor 2019, Budva)

 

Bashkëpunimi Shqipëri- Turqi në fushën e drejtësisë

(shkëmbimi i vizitave zyrtare, takime dhe konferenca)

 

  • Vizitë zyrtare në Shqipëri e një delegacioni nga Gjykata e Kasacionit të Republikës së Turqisë  kryesuar nga Kryetari Z. Hasan GERÇEKER (13-15 shtator 2010)
  • Vizitë zyrtare në Shqipëri e një delegacioni nga Gjykata e Kasacionit të Republikës së Turqisë  kryesuar nga Kryetari i saj Z. İsmail Rüştü Cirit (7-11 nëntor 2018)
  • Takim me një delegacion nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Turqisë (10 qershor 2013)
  • Takim me Anëtarë të Këshillit të Shtetit të Republikës së Turqisë, kryesuar nga Kryetari i Dhomës Administrative të Apelit Z. Levent Artuk (21  gusht 2017)
  • Takim me Prokurorin e Përgjithshëm të Republikës së Turqisë Z. Mehmet Akarca (22 maj 2017)
  • Takim me një delegacion të përbërë nga Anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor të Republikës së Turqisë (31 tetor 2017)
  • Takim me një delegacion nga Akademia e Drejtësisë së Republikës së Turqisë në datat 23-28 prill 2018 (23 prill 2018)
  • Takim zyrtar i Kryetarit Zaganjori me Kryetarin e Gjykatës së Kasacionit Z. İsmail Rüştü Cirit  (Ankara, 15 mars 2016), si dhe takime me funksionarë të lartë të Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit të Shtetit, Gjykatës Kushtetuese si dhe Akademisë së Drejtësisë të Republikës së Turqisë. 
  • Samiti i Tretë Ndërkombëtar të Gjykatave të Larta “Për transparencën në procesin gjyqësor” (Bursa/Stamboll, Turqi, 1 - 4 qershor 2016) organizuar në bashkëpunim me PNUD
  • Pjesëmarrja e një delegacioni nga Gjykata e Lartë në Simpoziumin dhe Ceremoninë me rastin e 150 vjetorit të Gjykatës së Kasacionit të Republikës së Turqisë  (6-7 mars 2018, në Ankara, Turqi)
  • Delegacion i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë në Simpoziumin Ndërkombëtar me temë “Nga Şura-yı Devlet deri tek Këshilli i Shtetit në 150 vite” organizuar në kuadër të 150 vjetorit të krijimit të Këshillit të Shtetit të Republikës së Turqisë (24-26 tetor 2018, në Ankara, Turqi) 
  • Pjesëmarrje e Zëvendëskryetarit Z. Sokol Sadushi shoqëruar nga Drejtorja e Kabinetit            Znj. Arta Vorpsi në Ceremoninë e Hapjes së Vitit të ri Gjyqësor 2021-2022 të Gjykatës së Kasacionit të Republikës së Turqisë dhe Simpoziumin Ndërkombëtar mbi Ekselencën në Gjykatat e Larta të Apelit (1-2 shtator 2021, në Ankara, Turqi)

                   

Zgjerimi i Bashkëpunimit me Gjykatën e Lartë të Kasacionit të Republikës së Italisë

Në kuadër të nismave për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimit të përvojave gjyqësore, Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka intensifikuar marrëdhëniet me Gjykatën e Lartë të Kasacionit të Republikës së Italisë, një ndër institucionet më të larta dhe më të rëndësishme të sistemit gjyqësor evropian.

Më 17 shkurt 2021, u zhvillua një Takim Online me fokus në shqyrtimin e çështjeve gjyqësore mbi bazë dokumentacioni, në dhomë këshillimi. Në këtë aktivitet morën pjesë figura të rëndësishme të sistemit të drejtësisë italiane dhe shqiptare, përfshirë Kryetarin e Gjykatës së Kasacionit të Italisë Z. Pietro Curzio, Prokurorin e Përgjithshëm pranë kësaj gjykate,                           Z. Giovanni Salvi, Zëvendëskryetarin e Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, Z. Sokol Sadushi, si dhe gjyqtarë të të dy gjykatave, magjistratë, avokatë dhe akademikë të së drejtës. Diskutimi theksoi rëndësinë e standardizimit të procedurave dhe përmirësimit të cilësisë së vendimmarrjes përmes praktikave të avancuara gjyqësore.

Një moment i rëndësishëm ishte Vizita Zyrtare në Tiranë e Kryetares së Gjykatës së Lartë të Kasacionit, Znj. Margherita Cassano, e shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Z. Stefano Mogini (6-8 nëntor 2024), me ftesë të Kryetarit Sadushi. Gjatë kësaj vizite, u zhvilluan takime me përfaqësues të nivelit të lartë të sistemit të drejtësisë shqiptare, duke hapur rrugë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve institucionale.

Më 23-24 janar 2025, për herë të parë, një delegacion i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë mori pjesë në Ceremoninë e Hapjes së Vitit Gjyqësor të Gjykatës së Kasacionit të Italisë në Romë, me ftesë të Kryetares Cassano. Vizita u shoqërua me takime në Presidencën e Republikës Italiane dhe Gjykatën Kushtetuese, duke shënuar një vlerësim të ndërsjellë të rolit që të dy gjykatat luajnë në konsolidimin e shtetit të së drejtës.                                                                                                 *Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit në Romë më 24 janar 2025 ndërmjet Kryetarit të Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, Z. Sokol Sadushi dhe Kryetares së Gjykatës së Lartë të Kasacionit të Italisë Znj. Margherita Cassano, përbën një moment historik si një deklaratë e përbashkët vullneti për të ndërtuar ura bashkëpunimi. Në një ceremoni të veçantë u vendosën themelet e një partneriteti të qëndrueshëm mes dy gjykatave më të larta të vendeve respektive në fushën penale dhe civile. 

Bashkëpunimi me gjyqësorin britanik

Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar, gjatë datave 27–29 maj 2024, Shqipëria priti një delegacion të lartë nga Zyra Gjyqësore e Anglisë dhe Uellsit, i kryesuar nga Lordi James Dingemans, Gjyqtar Apeli dhe përgjegjës për marrëdhëniet me jashtë. Vizita shënoi fillimin e Projektit të Partneritetit Gjyqësor ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, mbështetur nga Ambasada Britanike në Tiranë, në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës. Projekti synonte shkëmbimin e përvojave gjyqësore, trajnimin e magjistratëve dhe përmirësimin e qeverisjes gjyqësore në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare. Bashkëpunimi me gjyqësorin britanik gjatë vitit 2024 ka krijuar një bazë të rëndësishme në zhvillimin e mëtejshëm profesional të magjistratëve shqiptarë përmes programeve të përbashkëta trajnimi për anëtarët dhe ndihmësmagjistratët e Gjykatës së Lartë dhe rritjen e besimit dhe bashkëpunimit midis institucioneve gjyqësore të dy vendeve.

Në vijim të këtij bashkëpunimi, më 1–2 tetor 2024, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Z. Sokol Sadushi, i shoqëruar nga Drejtorja e Kabinetit, Znj. Arta Vorpsi, mori pjesë si i ftuar nderi në Ceremoninë e Hapjes së Vitit Ligjor në Londër, me ftesë të Baroneshës Carr e Walton-on-the-Hill, Kryetare e Gjykatës së Lartë të Anglisë dhe Uellsit. Kjo pjesëmarrje përfaqëson një vlerësim të rëndësishëm ndërkombëtar për institucionin e Gjykatës së Lartë të Shqipërisë dhe një njohje e qartë për angazhimin e saj në drejtim të rritjes së transparencës, profesionalizmit dhe integritetit gjyqësor.

 

 

Bashkëpunimi me Gjykatën e Lartë Popullore të Republikës Popullore të Kinës

 

  • Vizitë zyrtare e një delegacioni nga Gjykata e Lartë Popullore e Republikës Popullore të Kinës (4-7 maj 2017) në kuadër të nismës së bashkëpunimin Kinë – Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore “16+1 (Një brez, Një Rrugë) 
  • Pjesëmarrja e Kryetarit Zaganjori në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Kinës dhe Vendeve të Evropës Qëndrore dhe Juglindore zhvilluar në qytetin Sizhou, të provincës lindore Jiangsu (Kinë) në datat 4-5 Maj 2016.

(Pjesëmarrësit e 13 vendeve të kësaj konference nënshkruan një Deklaratë të përbashkët në të cilën shprehën angazhimin e tyre për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën gjyqësore, përmirësimin dhe thellimin e asistencës gjyqësore në çështjet civile dhe penale si dhe forcimin e marrëdhënieve për shkëmbimin e eksperiencave pozitive në drejtim të ndërmarrjes së reformave gjyqësore, më qëllim përmirësimin e funksionimit të sistemit gjyqësor)

Aktivitete të tjera

  • Vizitë studimore në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Shtutgart dhe në Gjykatën  e Apelit në Manhaim (Shtutgart dhe Manhaim, Gjermani, 2-3 dhjetor 2014);
  • Vizitë zyrtare në Gjykatën Supreme Britanike (16-20 mars 2014), financuar nga Fondacioni Slynn.
  • Vizitë zyrtare në Gjykatën e Lartë të Shtetit të Katarit (Doha, 15-17 nëntor 2015);
  • Vizitë studimore në Gjykatën e Lartë Federale të Gjermanisë ( 6-10 qershor 2016);
  • Vizita e delegacionit të Gjykatës Federale Administrative të Zvicrës në Gjykatën e Lartë të Republikës së Shqipërisë kryesuar nga Z. Jean-Luc Baechler, Kryetar i Gjykatës Administrative Federale dhe Seminar me temë: “Demokracia, e drejta dhe gjykatat zvicerane”;
  • Vizitë zyrtare në Kongresin Amerikan; Vizitë Zyrtare në Gjykatën Supreme të Shtetit të SHBA-së (6-17 tetor 2013) dhe Vizitë zyrtare e Kryetarit Sokol Sadushi dhe Zëvendëskryetarit Ilir Panda organizuar me iniciativën e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe mbështetjen e Ambasadës Shqiptare në Washington DC, SHBA (27-29 mars 2024);
  • Konferencë Ndërkombëtare në kuadër të 100 vjetorit të krijimit të Gjykatës së Lartë të Azerbajxhanit (Baku, 13 shkurt 2023);
  • Seminar organizuar nga Këshilli i Shtetit Grek (Athinë, 18 maj 2023).

 

Vizita zyrtare të personaliteteve të huaja

  • Vizita zyrtare e Kryetarit të Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian Z. Koenraad (Koen) Lenaerts (13-15 dhjetor 2018)
  • Vizitë zyrtare e Anëtarit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë Z. Marko Ilesic (3 maj 2016)

 

Bashkëpunimi me Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut

 

  • Vizitë zyrtare e Kryetarit të Gjykatës së Lartë Z. Xhezair Zaganjori në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ). Ai u prit në një takim të veçantë nga Presidenti i sapozgjedhur i kësaj gjykate Z. Guido Raimondi;
  • Vizite zyrtare e një delegacioni nga Gjykata e Lartë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) (30 janar 2015) Z. Zaganjori shoqërohet në këtë vizitë nga anëtarët e Gjykatës së Lartë Z. Edmond Islamaj dhe Z.Artan Broci;
  • Vizitë studimore me magjistratët (4-7 dhjetor 2017);
  • Ceremonia Solemne e Hapjes së Vitit Gjyqësor të Gjykatës për të Drejtat e Njeriut; 
  • Takim i Kryetarit Zaganjori me Anëtaren e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut Znj. Angelika Nußberger (19 qershor 2016);
  • Përfaqësim aktiv ndër vite (2017-2025) në Forumin e Personave të Kontaktit të Rrjetit të Gjykatave të Larta (SCN), organizuar nga GJEDNJ.

 

Bashkëpunimi me Gjykatën Evropiane të Drejtësisë

 

  • Vizita zyrtare e Kryetarit të Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian Z. Koenraad (Koen) Lenaerts (13-15 dhjetor 2018)
  • Vizitë Studimore në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë në bashkëpunim me Instrumentin për Asistencë Teknike dhe Shkëmbim  Informacioni të Komisionit Evropian (TAIEX) (22-23 tetor 2015)
  • Vizitë studimore me magjistratët e rinj në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian (Luksemburg, 2-3 korrik 2019) 
  • Takimi i Përbashkët i Rrjetit të Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Bashkimit Evropian me Gjykatën Evropiane të Drejtësisë (12 mars 2018) dhe Konferenca e Rrjetit dhe Takimi i Përbashkët me Gjykatën e Drejtësisë të Bashkimit Evropian dhe Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (Vjenë, 9-11 nëntor 2023)

 

 

Bashkëpunimi me Gjykatën Ndërkombëtare Penale

 

Seminarin Gjyqësor dhe Ceremoninë e Hapjes së Vitit të Ri Gjyqësor të Gjykatës Penale Ndërkombëtare më 23 janar 2020, në Hagë, Hollandë.