Anëtarësime
1.Shoqata e Gjykatave të Larta dhe të Kasacionit të Vendeve Frankofone (“AHJUCAF”), ku Gjykata e Lartë është anëtare me të drejta të plota që prej vitit 2001.
Kjo shoqatë çdo vit zhvillon një aktivitet me temë të përcaktuar nga buroja e saj dhe çdo 3 vjet organizon një kongres me temën e përzgjedhur po nga buroja e kësaj shoqate. Duke qenë anëtare e AHJUCAF Gjykata e Lartë kontribuon në jetën e shoqatës gjatë Asamblesë së përgjithshme, ftohet të marrë pjesë në seminare dhe ngjarje tematike, ne kongresin trevjeçar dhe në shkëmbimet e jurisprudencës apo pyetësorëve të ndryshëm të plotësuar, si dhe mund të përfitojë asistencë nga sekretariati i përgjithshëm për të mbështetur projektet dhe iniciativa të ndryshme. Disa nga aktivitetet më të fundit janë:
- Kongresi i Organizatës së Gjykatave të Larta të Vendeve Frankofone (AHJUCAF) mbajtur më 13-15 mars 2013 në Beirut, Liban, me temë: Deontologjia për gjyqtarët;
- Seminari “Pavarësia e Gjykatave të Larta dhe Autonomia Buxhetore” (9-10 tetor 2017), Bruksel, Belgjikë. Në vijim të këtij seminari të rëndësishëm, është miratuar në Bruksel, më datë 10 tetor 2017, Deklarata e AHJUCAF-it mbi Rritjen e pavarësisë së Gjykatave të Larta nëpërmjet autonomisë së tyre buxhetore.
- Kongresi i VI-të i AHJUCAF-it (11-16 qershor 2019), në kuadër gjithashtu të festimit të 100 vjetorit të Gjykatës së Kasacionit së Libanit, zhvilluar në Beirut, Liban;
- Kongresi i VII-të i Shoqatës AHJUCAF (30 qershor – 2 korrik 2022) me temë “Motivimi i vendimeve të Gjykatave të Larta – të shprehurit e së drejtës dhe të kuptuarit nga publiku” (pjesëmarrje online);
- Seminari i AHJUCAF-it kushtuar Historisë së Gjykatave të Larta të Rrjetit të Frankofonisë (16-17 mars 2023) në Rabat, Marok;
- Kongresi i VIII-të i AHJUCAF (2-3 korrik 2025) me temë “Gjykata e lartë ideale e vendeve frankofone” mbajtur në Rabat, Marok.
2.Forumi i Gjyqtarëve të Bashkimit Evropian për Mjedisin (“EUFJE”), anëtare me të
drejta të plota që prej vitit 2014 dhe Gjykata e Lartë ka marrë pjesë në këto aktivitete:
- Konferencën Vjetore e EUFJE-së (17-18 tetor 2014), zhvilluar në Budapest, Hungari;
- Konferencën Vjetore e EUFJE- së (21-23 shtator 2017), zhvilluar në Oxford, Mbretëri e Bashkuar, me temë “Ndryshimet Klimatike dhe Gjyqësori”.
- Konferencën Vjetore e EUFJE-së me temë “E drejta klimatike dhe procesi gjyqësor” (24-25 tetor 2022) mbajtur në Paris, Francë;
- Konferencën Vjetore e EUFJE-së mbi të drejtën e ujit (26-27 tetor 2023), zhvilluar në Barcelonë, Spanjë.
3. Shoqata e Juristëve Botërorë (World Jurist Asociation “WJA”)
Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë është anëtarësuar në Shoqatën e Juristëve Botërorë që nga viti 2014. Gjatë këtyre viteve, është zhvilluar bashkëpunim aktiv përmes pjesëmarrjes në samite dhe konferenca ndërkombëtare. Një nga momentet kyçe ishte takimi me Presidentin e Shoqatës Botërore të Juristëve, z. Alexander Belohlavek, pas vizitës së tij në Shqipëri në shkurt 2013.
Pjesëmarrjet kryesore në vitet e fundit
Kongresi Botëror i Ligjit 2023 (20–21 korrik 2023, Nju Jork): Kryetari i Gjykatës së Lartë, Z. Sokol Sadushi, i shoqëruar nga Drejtorja e Kabinetit, Znj. Arta Vorpsi, përfaqësuan Shqipërinë me një angazhim të lartë dhe kontribut profesional.
Kongresi Botëror i Ligjit 2025 (4–6 maj 2025, Santo Domingo, Republika Domenikane): Përfaqësim nga Gjykata e Lartë nga një delegacion i përbërë nga Kryetari Sokol Sadushi, Zëvendëskryetari Z. Ilir Panda, anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe ndihmësmagjistratë, të cilët dhanë kontributin e tyre të vyer në panele të ndryshme të këtij forumi ndërkombëtar të rëndësishëm.
Përgatitjet për Kongresin Botëror të Ligjit 2027
*Shqipëria do të jetë vendi pritës i Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027, një ngjarje me rëndësi kyçe për pozicionimin ndërkombëtar të vendit dhe promovimin e standardeve më të larta juridike. Në këtë kuadër, më 28 shkurt 2025, në ambientet e Gjykatës së Lartë u zhvillua një takim zyrtar me delegacionin e Shoqatës Botërore të Juristëve dhe Fondacionit Botëror të Ligjit, të kryesuar nga Presidenti i WJA, Z. Javier Cremades. Ky takim shënoi një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit institucional dhe përgatitjet për organizimin e suksesshëm të Kongresit në Shqipëri.
4.Rrjeti i Gjykatave të Larta (Superior Courts Network “SCN”), i krijuar nga Gjykata
Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ku Gjykata e Lartë është anëtare me të drejta të plota që në korrik 2016. Ky Rrjet ka për qëllim pasurimin e dialogut në zbatim të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe shkëmbimin praktik të informacioneve lidhur më praktikën gjyqësore të gjykatave. Aktualisht, Rrjeti ka 111 anëtarë nga 46 shtete, dhe 4 gjykata vëzhguese.
Gjykata e Lartë kontribuon vazhdimisht lidhur me studime krahasuese për çështje të ndryshme në fushën e kërkimit ligjor që kanë ardhur si kërkesa nga Rrjeti në kuadër të këtij bashkëpunimi. Përfaqësim aktiv ndër vite (2017-2025) në Forumin e Personave të Kontaktit të Rrjetit të Gjykatave të Larta (SCN), organizuar nga GJEDNJ.
Në kuadër të 10 vjetorit të Rrjetit SCN, Gjykata e Lartë dha kontribut në publikimin e librit me temë “Rrjeti SCN: Një komunitet i praktikave në shërbim të drejtësisë” duke përfshirë një punim shkencor.
5.Rrjeti i Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Bashkimit Evropian, ku Gjykata e Lartë është anëtare me status vëzhguesi që në nëntor 2016.
Ky Rrjet ofron një forum përmes të cilit institucioneve evropiane u jepet një mundësi për të kërkuar mendimet e Gjykatave të Larta dhe për t'i sjellë ato më afër duke inkurajuar diskutime dhe shkëmbim idesh. Kryetarë të Gjykatave të Larta të ndryshme ndajnë informacione dhe kërkojnë mendime nëpërmjet pyetësorëve apo letrave të ndryshme. Kryetari i Gjykatës së Lartë merr pjesë çdo vit në Konferencën Vjetore e Rrjetit të Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Bashkimit Evropian, e cila organizohet nga gjykatat e larta të vendeve të ndryshme pritëse të Bashkimit Evropian. Disa nga aktivitetet e fundit që mund të përmendim, me pjesëmarrjen e Kryetarit dhe gjyqtarëve janë:
- 5-7 maj 2022, në Stokholm Konferenca e Rrjetit me temë “Të dhënat e hapura dhe inteligjenca artificiale”;
- 9-11 nëntor 2023, në Vjenë: Konferenca e Rrjetit dhe Takimi i Përbashkët me Gjykatën e Drejtësisë të Bashkimit Evropian dhe Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut;
- 3-5 tetor 2024, në Athinë: Konferenca e Rrjetit organizuar në bashkëpunim me Gjykatën e Lartë të Greqisë;
- Përfaqësim në Programin e Shkëmbimit të Gjyqtarëve 2023, organizuar nga Rrjeti i Kryetarëve të Gjykatave të Larta të BE-së dhe financuar nga Bashkimi Evropian.
6.Instituti për të Drejtën Evropiane (“ELI”)
Ky institut synon të përmirësojë cilësinë e ligjit evropian, të parë në kuptimin e gjerë. Ai kërkon të iniciojë, kryejë dhe lehtësojë kërkimin ligjor, të bëjë rekomandime dhe të sigurojë udhëzime praktike në fushën e zhvillimit ligjor Evropian. Gjykata e Lartë është anëtare që në vitin 2013, ku ka pasur statusin e vëzhguesit institucional. Në korrik të 2019, ky status është ndryshuar në « Institutional Fellow», që implikon të drejtën e votës në Këshillin e Institutit. Gjykata e Lartë merr pjesë çdo vit në Konferencën Vjetore të këtij Instituti në nivel Kryetari, ose delegacion tjetër përfaqësues. Pjesëmarrjet datojnë që në tetor 2014, ku konferenca është zhvilluar në Zagreb. Në vijim, Gjykata e Lartë është përfaqësuar në konferencën vjetore në Vjenë në shtator të viteve 2013, 2015, 2017, 2018, 2019, 2023, në Ferrara në vitin 2016, dhe së fundmi në Dublin në vitin 2024.
7.Anëtarësimi në Agjencinë e Bashkimit Evropian për të Drejtat Themelore (FRA)
i Gjykatës së Lartë me statusin vëzhgues (shkurt 2021). Ky anëtarësim është në kuadër të ratifikimit të marrëveshjes më shkëmbim notash ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri (si vend kandidat në Bashkimin Evropian). Kjo Agjenci është një institucion i rëndësishëm për studimin e parimeve së të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e tyre. Në vazhdimësi do të komunikohen aktivitetet, programet si dhe projektet e organizuara nga FRA, ku Gjykata e Lartë do të ftohet të marrë pjesë.
8. Shoqata e Këshillave të Shtetit dhe Juridiksioneve të Larta Administrative të Bashkimit Evropian (ACA- Europe)
Në mars 2022, Gjykata e Lartë u anëtarësua në ACA-Europe (Shoqata e Këshillave të Shtetit dhe Juridiksioneve të Larta Administrative të BE-së), një rrjet evropian që bashkon gjykatat më të larta administrative dhe këshillat e shtetit të vendeve anëtare të BE-së. Kryetari Sokol Sadushi dhe gjyqtarët janë angazhuar në veprimtaritë kryesore që përfshijnë asamblenë e përgjithshme, seminaret dhe pyetësorë tematikë.
Gjykata e Lartë ka marrë pjesë rregullisht në Asambletë e Përgjithshme dhe aktivitetet e organizuara nga ACA-Europe, duke kontribuar në diskutimet mbi çështje kyçe të së drejtës administrative: Romë (22–24 maj 2022): Seminar mbi temën “Teknikat për mbrojtjen e subjekteve private kundrejt autoriteteve publike: veprimet dhe mjetet juridike – përgjegjësia dhe pajtueshmëria”; Napoli (25–27 qershor 2023): Konferenca dhe Asambleja e Përgjithshme e ACA-Europe; Lapland, Finlandë (25–28 maj 2024): Asambleja e Përgjithshme dhe seminari me temë “Hartëzimi i mbrojtjes shumënivelore të të drejtave themelore në gjykatat administrative evropiane”, si dhe Helsinki (25–27 maj 2025): Asambleja dhe konferenca me temë “Dialogu me Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut – Mendimet këshillimore sipas Protokollit nr. 16 dhe ndikimi i vendimeve të GJEDNJ në nivel kombëtar.”
Gjithashtu, Gjykata e Lartë ka pasur përfaqësim të vazhdueshëm në seminaret e ACA- Europa të mbajtura në Riga (Letoni, 27 prill 2023), Stokholm (Suedi, 8–10 tetor 2023), Zagreb (Kroaci, 18–19 shkurt 2024), Versajë (Francë, 28–29 nëntor 2024) dhe Hagë (Holandë, 17–18 mars 2025).
9. Anëtarësimi i Gjykatës së Lartë në Shoqatën Ndërkombëtare të Juridiksioneve të Larta Administrative (IASAJ)
Në datën 2 tetor 2023, Gjykata e Lartë bëri një hap të rëndësishëm duke u anëtarësuar në Shoqatën Ndërkombëtare të Juridiksioneve të Larta Administrative (IASAJ), një shoqatë prestigjioze që sot përfshin 63 shtete anëtare nga e gjithë bota. Ky rrjet ndërkombëtar bashkon Gjykatat e Larta, Gjykatat Administrative dhe Këshillat e Shteteve për të ndarë përvojat dhe për të zhvilluar praktikën më të mirë në juridiksionin administrativ.
Aktiviteti kryesor i IASAJ është Kongresi i saj trienal. Në prill 2025, me ftesë të Kryetarit të Gjykatës së Lartë të Drejtësisë së Kilit, Z. Ricardo Blanco Herrera, Gjykata e Lartë pati nderin të përfaqësohej në Kongresin e 15-të të IASAJ-së në Santiago, ku u trajtua tema sfiduese dhe aktuale: “Juridiksioni administrativ, interesi publik dhe roli i gjyqtarit.”
10. Rrjeti i Kampionëve të Çështjeve Gjinore në Gjyqësor (Rrjeti GCJ) krijuar nga Qendra Aire
Gjykata e Lartë u anëtarësua në Rrjetin GCJ, të krijuar nga Qendra Aire në shkurt 2023.
Qendra AIRE ka punuar në mënyrë aktive në krijimin e rrjetit të Kampionëve të Çështjeve Gjinore në Gjyqësor me qëllimin përmirësimin e barazisë gjinore në Ballkanin Perëndimor.
Gjykata e Lartë është përfaqësuar në forume të rëndësishme për barazinë gjinore:
- Forumi i Dytë i Barazisë Gjinore për Ballkanin Perëndimor, Beograd, 2-3 qershor 2023;
- Forumi i Tretë i Barazisë Gjinore, Shkup, 7 mars 2025.