Njohje me praktikëne re të Kolegjit Administrativ
“Diskrecioni i KLGJ-së në shqyrtimin e kërkesave për lejeprindërore të magjistratit”
Vendimi nr. 00-2026-1547 (14), datë 20.01.2026 i Kolegjit Administrativ
Maksima - Leja prindërore e papaguar e magjistratit është një e drejtë që buron nga ligji dhe i njihet atij kur përmbushen kushtet objektive të parashikuara, ndaj ajo nuk mund të mohohet nga organi administrativ që qeveris statusin e tij, diskrecioni i të cilit kufizohet vetëm në mundësinë e shtyrjes së fillimit të lejes deri në 6 muaj, mbi bazën e një arsyetimi konkret, proporcional dhe të individualizuar.
Fjalë kyçe – leje prindërore e magjistratit, kufijtë e diskrecionit të KLGJ-së, refuzimi paligjshëm i lejes, proporcionaliteti i aktit administrativ, interesi më i lartë i fëmijës.
Përmbledhje - Pala paditëse, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm X, i është drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësorme kërkesë për dhënien e lejes prindërore të papaguar për njëperiudhë prej 5 muajsh, për shkak të nevojës për rritjen dhe përkujdesjen e fëmijës së saj të mitur nën moshën 6 vjeç. KLGJ e refuzoi kërkesën,ndërsa Gjykata Administrative e Apelit e pranoi pjesërisht padinë, ndryshoi vendimine KLGJ-së, njohu të drejtën e palës paditëse për leje prindërore për 5 muaj, por e shtyu datën e fillimit të lejes. Kundër këtij vendimi ushtruan rekurs të dyja palët. Në këtë vendim, Kolegji Administrativ vlerësoi se leja prindërore e papaguare magjistratit është një e drejtë që buron drejtpërdrejt nga ligji dhe që i njihet magjistratit kur përmbushen kushtet objektive të parashikuara prej tij, konkretisht kur ka më shumë se një vit punë të pandërprerë dhe ka në ngarkim një fëmijë deri në moshën 6 vjeç. Në rastin konkret, këto kushte u çmuan të përmbushura, prandaj KLGJ nuk mund ta rikualifikonte njëanshmërisht kërkesën për leje prindërore si kërkesë për leje shëndetësore apo familjare vetëm për shkak të dokumentacionit mjekësor të paraqitur, pasi objekti i kërkesës përcaktohet nga vullneti i shprehur i kërkuesit. Ligji nuk kërkon provimin e nevojave të posaçme të fëmijës, pasi vetë mosha nën 6 vjeç përbën kriterin ligjor të nevojës për kujdes prindëror. Diskrecioni i KLGJ- së në këto raste kufizohet vetëm në mundësinëe shtyrjes së fillimit të lejes deri në 6 muaj, kur kjo diktohet nga funksionaliteti dhe nevojate gjykatës, por jo në mohimin e plotë të së drejtës.Në këtë kuadër, leja prindërore duhet parë edhe si instrument ligjor në funksion të mbrojtjes së fëmijës dhe të jetës familjare, ndaj interpretimi i normave duhet të bëhet në përputhje me interesin më të lartë të fëmijës dhe të drejtën për respektimin e jetës private dhe familjare. Kolegji konstatoi se Gjykata Administrative e Apelit kishte tejkaluar kufijtë e kontrollit gjyqësor në momentin kur kishte caktuar vetë datën konkrete të fillimit të lejes, pasi kjo lidhet me ushtrimin e diskrecionit administrativ të kufizuar të KLGJ-së dhe data e caktuar sillte një shtyrjereale më të gjatë se kufiri maksimal 6-mujor i parashikuar nga ligji. Pavarësisht këtij konstatimi, meqenëse gjatë shqyrtimit në Gjykatën e Lartë rezultoise leja prindërore kishte filluarefektet më datë 05.01.2026 dhe pala paditëse vijonte të kishte interes aktual për ushtrimin e saj, Kolegji çmoi se vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit nuk duhej ndryshuar dhe vendosi lënien e tij në fuqi.
- Abonohu në buletinin informativ elektronik
Abonohu në buletinin informativ elektronik, duke plotësuar formularin në linkun https://www.gjykataelarte.gov.al/sq/buletini dhe njihu me përmbajtjen e tyre në linkun https://www.gjykataelarte.gov.al/sq/lajme/buletini
- Njihu me jurisprudencën në JUDIX
Abonohu në JUDIX për t`u njohur me jurisprudencën e përzgjedhur të Gjykatës së Lartë, duke plotësuar të dhënat në linkun: https://judix.gjykataelarte.gov.al/
Kontakto:
Tel.: +355 4 2257304;
Fax: +355 (4) 228837;
Email: supremecourt@gjykataelarte.gov.al;
Adresa postare:Rruga: "Ibrahim Rugova", nr. 20, 1001, Tiranë,Shqipëri.

Gjykata e Lartë