Buletini tematik nr.1 "GJEDNJ për Gjykatën e Lartë"

  1. Raste problematike

Për vitin 2024

  1.  Cenim i të drejtës për t`u gjykuar brenda një afati të arsyeshëm (Fjalë kyçe: Afat i arsyeshëm, gjykim në afat të arsyeshëm, sigurim padie)

Në çështjen Vjola SHPK dhe DE SHPK kundër Shqipërisë, kërkesa nr. 18076/12, vendim i datës 30.01.2024, për shkeljen e të drejtës pronës dhe mosgjykimin e çështjes brenda një afati të arsyeshëm, GJEDNJ vlerëson se kërkesa është e bazuar, pasi gjykimi i çështjes në të gjitha shkallët gjyqësore për mbi më tepër se 7 vjet, e veçanërisht për mbi tre vjet në Gjykatën e Lartë, cenon të drejtën për t`u gjykuar brenda një afati të arsyeshëm. Në rastet kur kërkohet sigurimi i padisë, gjykatat vendase duhet të reagojnë në mënyrë të menjëhershme dhe të mos vonojnë gjykimin e tyre, pasi kështu shkelet e drejta për t`u dëgjuar brenda një afati të arsyeshëm. https://hudoc.echr.coe.int/eng?i=001-230623

Për vitin 2023

  1. Cenim i lirisë përmes masës së sigurimit të arrestit me burgim (Fjalë kyçe: Arrest me burg, masë e sigurimit personal, privim i lirisë, vendim i paarsyetuar)

Në çështjen Hysa kundër Shqipërisë, kërkesa nr.52048/16, vendim i datës 21 shkurt 2023, për privimin e paarsyeshëm të lirisë personale përmes arrestit me burgim gjatë hetimit penal për shpërdorim detyre, si dhe të drejtës së ankimit, GJEDNJ vlerëson se kërkesa është e bazuar dhe ka shkelje të nenit 5 të KEDNJ. GJEDNJ ka konstatuar se gjykatat e ulëta nuk kanë dhënë arsye të mjaftueshme për privimin e lirisë së kërkueses me arrest me burg dhe Gjykata e Lartë, e veçanërisht Gjykata Kushtetuese, nuk kanë shqyrtuar plotësisht pretendimet e saj në këtë drejtim.  https://qbz.gov.al/eli/vendim/2023/02/21/52048-16/2fceee55-8801-4c43-91ea-fe48e985cee9;q=hysa%20kund%C3%ABr%20shqip%C3%ABris%C3%AB

  1. Cenim i të drejtës për t’u mbrojtur dhe dëgjuar në Gjykatën e Lartë (Fjalë kyçe: E drejta për t`u mbrojtur, e drejta për t`u njoftuar, e drejta për t`u dëgjuar, parimi i barazisë së armëve)

Në çështjen Lazaris kundër Shqipërisë, kërkesa nr.48806/06, vendim i datës 20.06.2023, për cenimin e të drejtës për akses në gjykatë, si dhe të drejtës për t’u mbrojtur e dëgjuar, GJEDNJ vlerëson se pretendimet e kërkuesit janë të bazuara, pasi mungesa e njoftimit për të marrë pjesë në seancën gjyqësore përpara Gjykatës së Lartë, bie ndesh me garancitë e procesit të rregullt ligjor që ofron neni 6 i KEDNJ, të drejtën për t`u dëgjuar e mbrojtur, si dhe parimin e barazisë së armëve.  https://qbz.gov.al/eli/vendim/2023/06/20/48806-06/ae1f0af0-da84-4ea6-a6c8-b61ff0df44f4;q=Lazaris%20kund%C3%ABr%20Shqip%C3%ABris%C3%AB,%20

  1. Cenim i parimit të gjykimit brenda një afati të arsyeshëm (Fjalë kyçe: Afat i arsyeshëm, gjykim në afat të arsyeshëm, vonesë në gjykim, mjet efektiv ankimi)

Në çështjen Zeqo dhe Seat SHPK kundër Shqipërisë, kërkesat me nr. 61445/12 dhe 53157/15, vendim i datës 22.06.2023, për cenimin e të drejtës për gjykim brenda një afati të arsyeshëm, GJEDNJ vlerëson se kërkesat janë të bazuara, pasi vonesa për më tepër se 9 vjet e 5 muaj për përfundimin e gjykimit nga shkalla e parë deri në Gjykatën e Lartë është e pajustifikueshme dhe cenon parimin e gjykimit në afat të arsyeshëm. https://qbz.gov.al/eli/vendim/2023/06/22/53157-15/e0e64bfc-3233-415f-8081-8e7459c3755e;q=%20Zeqo%20dhe%20Seat%20 

Në çështjen Mulla kundër Shqipërisë, kërkesa me nr. 72348/11, vendim i datës 06.07.2023, për cenimin e të drejtës për gjykim brenda një afati të arsyeshëm, GJEDNJ vlerëson se kërkesa është e bazuar, pasi vonesa për më tepër se 7 vjet e 5 muaj për përfundimin e gjykimit në shkallët e gjyqësorit vendas është e pajustifikueshme dhe cenon këtë të drejtë. https://qbz.gov.al/eli/vendim/2023/07/06/72348-11/d09edd6f-9f4c-4819-99e4-3d0776222bb9;q=Mulla%20kund%C3%ABr%20Shqip%C3%ABris%C3%AB

Në çështjen Hamitaj kundër Shqipërisë, kërkesa nr. 11254/1, vendim i datës 20.07.2023, për cenimin e të drejtës për gjykim brenda një afati të arsyeshëm dhe mjetit efektiv të ankimit, GJEDNJ vlerëson se kërkesa është e bazuar, pasi vonesa për më tepër se 6 vjet e 3 muaj për përfundimin e gjykimit në shkallët e gjyqësorit vendas është e pajustifikueshme dhe cenon këtë të drejtë. https://qbz.gov.al/eli/vendim/2023/07/20/11254-11/943ebbf4-1f0a-4abd-a3c4-33f07132bacf;q=Hamitaj%20kund%C3%ABr%20Shqip%C3%ABris%C3%AB

Për vitin 2022

  1. Cenim i parimit të gjykimit brenda një afati të arsyeshëm (Fjalë kyçe: Afati i arsyeshëm, gjykim në afat të arsyeshëm, vonesë në gjykim, mjet efektiv ankimi)

çështjen Laçej dhe të tjerë kundër Shqipërisë, kërkesa nr. 22122/08, vendim i datës 29 shtator 2022, për mosgjykimin brenda një afati të arsyeshëm, përfshi gjykimin e rekursit në Gjykatën e Lartë, si dhe mungesën e mjeteve efektive të ankimit, GJEDNJ çmon se vonesa e gjykimit në Gjykatën e Lartë për më tepër se 4 (katër) vjet është e pajustifikueshme dhe ka cenuar parimin e gjykimit në afat të arsyeshëm. https://qbz.gov.al/eli/vendim/2022/09/29/22122-08/873c8066-c94b-49cf-a74c-4b548edca2e8;q=La%C3%A7ej%20dhe%20t%C3%AB%20tjer%C3%AB%20kund%C3%ABr%20Shqip%C3%ABris%C3%AB,

  1. Raste në pëputhje me KEDNJ

Për vitin 2023

  1. Mospranim i pretendimit për shkeljen e parimit të arsyetimit të vendimit dhe të drejtës së pronës (Fjalë kyçe: Parimi i arsyetimit të vendimit, e drejta e pronës)

Në çështjen Prima SHPK dhe Kozmai kundër Shqipërisë, kërkesa nr. 33813/07, vendim i datës 19.09.2023, për shkeljen e parimit të arsyetimit të vendimit dhe të drejtës së pronës, GJEDNJ shprehet se kërkesa është e papranueshme, pasi vendimi i Gjykatës së Lartë është i arsyetuar edhe pse nuk shprehet në mënyrë të detajuar për llogaritjen e afateve të parashkrimit të kërkesëpadisë. Gjithashtu, vendimet e gjykatave kombëtare janë të bazuara në legjislacionin e brendshëm dhe anulimi i lejes së ndërtimit nuk përbën shkelje të së drejtës së pronës. https://qbz.gov.al/eli/vendim/2023/10/12/33183-07/ccbb3b73-bc2f-49cb-871d-b72fb88ccebb;q=7.%09Prima%20SHPK%20dhe%20Kozmai%20kund%C3%ABr%20Shqip%C3%ABris%C3%AB

  1. Mospranim i pretendimit për cenimin e të drejtës së pronës dhe të drejtës për gjykim brenda një afati të arsyeshëm (Fjalë kyçe: Afat i arsyeshëm, e drejta e pronës, gjykim në afat të arsyeshëm, vendim i arsyetuar, arsyetim i kufizuar)

Në çështjen Gurma kundër Shqipërisë, kërkesa nr. 50249/13, vendim i datës 28.11.2023, për cenimin e të drejtës për gjykim brenda një afati të arsyeshëm dhe të drejtës së pronës, GJEDNJ vlerëson se kërkesa dhe pretendimet e parashtruara janë të papranueshme. Për sa i përket arsyetimit të vendimit të Gjykatës së Lartë, GJEDNJ thekson se një arsyetim i kufizuar nga ana e Gjykatës së Lartë për bazueshmërinë e vendimit të gjykatës së apelit është i mjaftueshëm, ndërsa sa i takon pretendimit për gjykim brenda afatit të arsyeshëm, GJEDNJ çmon se periudha mbi 8 vite për gjykimin e çështjes në të gjitha shkallët e gjyqësorit është e arsyeshme, për sa kohë që çështja vlerësohet komplekse.  https://qbz.gov.al/eli/vendim/2024/01/11/50249-13/2985b3d1-daa0-4de1-8f27-ec3c059fce19;q=Gurma%20kund%C3%ABr%20Shqip%C3%ABris%C3%AB

  1. Mospranim i pretendimit për cenimin e gjykimit të drejtë për shkak të paqëndrueshmërisë së jurisprudencës së Gjykatës së Lartë (Fjalë kyçe: Gjykim i drejtë, paqëndrueshmëri e jurisprudencës gjyqësore, vendimarrje të ndryshme, qëndrime të ndryshme e të thella për një kohë të gjatë)

Në çështjen Prifti kundër Shqipërisë, kërkesa nr. 56288/12, vendim i datës 21.11.2023, për shkeljen e parimit të gjykimit të drejtë, për shkak të paqëndrueshmërisë së jurisprudencës së Gjykatës së Lartë, GJEDNJ vlerëson se kërkesa është e pabazuar, pasi kërkuesi nuk i ka ngritur ato para gjykatave kombëtare dhe vendimmarrjet e ndryshme të Gjykatës së Lartë nuk janë të atij lloji që të konsiderohen “qëndrime të ndryshme e të thella/ndasi të thella për një kohë të gjatë” në praktikën gjyqësore. https://hudoc.echr.coe.int/eng?i=001-229859

Për vitin 2022

  1. Mospranim i pretendimit për shkak të mosezaurimit të mjeteve të brendshme efektive të ankimit (Fjalë kyçe: Shterim i mjeteve të ankimit, mjet efektiv ankimi, kompensim i pronës, vlerë e kompensimit të pronës)

Në çështjen Llagami dhe të tjerë kundër Shqipërisë, kërkesa nr.65774/14, vendim i datës 6 dhjetor 2022, për cenimin e të drejtës së pronës dhe llogaritjen e vlerës së kompensimit të pronës së shpronësuar sipas çmimit të tregut, GJEDNJ vlerëson se kërkesa është e papranueshme, pasi kërkuesit e kanë ngritur pretendimin për llogaritjen e kompensimit të pronës sipas vlerës së tregut vetëm në Gjykatën e Lartë e jo në shkallët më të ulëta dhe për pasojë nuk kanë shteruar mjetet e brendshme efektive të ankimit. https://qbz.gov.al/eli/vendim/2023/01/19/65774-14/6655174d-8d11-4436-a8bf-44a0353bdcdf;q=Llagami%20dhe%20t%C3%AB%20tjer%C3%AB%20kund%C3%ABr%20Shqip%C3%ABris%C3%AB

Kontakto:

Tel.: +355 4 2257304;

Fax: +355 (4) 228837;

Email: supremecourt@gjykataelarte.gov.al;

Adresa postare: Rruga: "Ibrahim Rugova", nr. 20, 1001, Tiranë, Shqipëri.