Buletin tematik nr. 8 - Marrëdhëniet e punës në shërbimin civil

Efektet e vendimit penal në çështjen gjyqësore administrative dhe në procedurën administrative disiplinore (Fjalët kyçe: Efektet e vendimit penal, çështje administrative, mosmarrëveshje gjyqësore administrative, përgjegjësi penale, përgjegjësi disiplinore, përgjegjësi administrative)

vendimin nr.00-2023-2356, datë 13.06.2023, KAGJL çmon se procedimi administrativ disiplinor konkurron me atë penal, pasi shpallja e pafajshme e palës paditëse për akuzën penale nuk nënkupton apriori mungesën e përgjegjësisë disiplinore. KAGJL çmon se përgjegjësia administrative është më e gjerë se përgjegjësia penale. Vendimi penal është detyrues për gjykatën që shqyrton pasojat civile, vetëm për faktin nëse vepra ka ndodhur dhe nëse është kryer nga i gjykuari pjesëmarrës në gjykimin penal. Vendimi i pushimit të çështjes penale apo vendimi i pafajësisë nuk ka efekt detyrues në gjykimin civil apo administrativ. 

 

Arsyetim i njëjtë i Gjykatës së Lartë me vendimin e gjykatës së apelit, si dhe të drejtat që burojnë nga titulli ekzekutiv (Fjalët kyçe: Parimi i arsyetimit të vendimit, titull ekzekutiv, rikthim në detyrë, dëmshpërblim, vonesa në ekzekutim)

 

vendimin nr.00-2023-2230, datë 01.06.2023KAGJL çmon se arsyetimi i vendimit gjyqësor në gjykatën më të lartë, njëlloj sikurse gjykata e shkallës së parë, nuk përbën cenim të standardit të arsyetimit të vendimit për sa kohë që me vendimin e apelit u është dhënë përgjigje shkaqeve të ankimit. Kur në favor të paditësit është dhënë një vendim gjyqësor i formës së prerë që mundëson rikthimin në detyrë dhe pagimin e pagave deri në rikthim, nuk shtrohet dhënia e dëmshpërblimeve të tjera, pasi titulli ekzekutiv i ka zgjidhur këto çështje.

 

Efektet e procedimit penal në procedimin administrativ për largimin nga shërbimi civil (Fjalët kyçe: Efektet e procedimit penal, çështje administrative, mosmarrëveshje gjyqësore administrative, përgjegjësi penale, përgjegjësi disiplinore, përgjegjësi administrative, largim nga shërbimi civil, vendim pushimi)

 

vendimin nr.00-2023-342(52), datë 13.02.2023për shfuqizimin e aktit administrativ të largimit nga shërbimi civil, KAGJL vlerëson se konkluzionet e arritura në procedimin penal nuk kanë efekte detyruese në gjykimin administrativ, pasi vendimi i pushimit të çështjes penale nuk zgjidh pasojat e faktit penal apo çështjes administrative disiplinore. Pushimi i procedimit penal ndaj vartësve të paditësit nuk e përjashton atë nga përgjegjësia administrative. Gjykatat e faktit kanë zbatuar gabim kriteret e vlerësimit të përgjegjësisë individuale në rastin e procedimit administrativ disiplinor me ato të procedimit penal.

Ligji i zbatueshëm për lirimin e nëpunësve nga shërbimi civil gjatë periudhës tranzitore, si dhe efektet prapavepruese të vendimit të Gjykatës Kushtetuese (Fjalët kyçe: Lirim nga shërbimi civil, nëpunës civil, ligj i zbatueshëm, periudhë tranzitore, efektet prapavepruese të vendimit të Gjykatës Kushtetuese)

vendimin nr.00-2022-2367(345), datë 11.10.2022, KAGJL çmon se ligji nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, zbatohet për mosmarrëveshjet gjyqësore të nisura përgjatë periudhës 01.10.2013 - 26.02.2014, e të papërfunduara me vendim të formës së prerë, për shkak të efektit prapraveprues të vendimit nr. 5, datë 05.02.2014 të Gjykatës Kushtetuese, me të cilin u deklarua papajtueshmëria me Kushtetutën e aktit normativ nënligjor që shtynte hyrjen në fuqi të ligjit nr.152/2013. 

Ligji i zbatueshëm për punonjësit e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (Fjalët kyçe: Punonjës i INUK, ligj i zbatueshëm)

vendimin nr.00-2022-993(178), datë 12.05.2022, KAGJL çmon se marrëdhëniet e punës së punonjësve të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar rregullohen nga Kodi i Punës dhe për ta nuk gjen zbatim ligji nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”.

 

Paligjshmëria e lirimit të nëpunësit civil për shkak të ristrukturimit të institucionit (Fjalët kyçe: Ristrukturim, nëpunës civil, lirim për shkak të ristrukturimit, pamundësi transferimi)

 

vendimin nr.00-2016-3205(560), datë 06.12.2016, KAGJL çmon se lirimi i nëpunëses civile për shkak të ristrukturimit është i paligjshëm, pasi nuk ka suprimim apo shkurtim të vendit të punës, nuk ka ndryshim të përshkrimit të punës, si dhe nuk kanë ndryshuar as kërkesat e vendit të punës.

 

vendimin nr.00-2016-1478(113), datë 25.02.2016, KAGJL çmon se lirimi i nëpunësit civil për shkak të ristrukturimit mund të bëhet kur ka shkurtim të përgjithshëm të vendeve të punës dhe nuk ekziston mundësia e sistemimit/transferimit të nëpunësit në një pozicion tjetër të lirë të shërbimit civil.

 

Shënim: Duke marrë parasysh që faqja e Gjykatës së Lartë është ende në përpunim, linqet e vendimeve përkatëse nuk janë bashkëlidhur materialit të mësipërm.