Bazuar në Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e Qeverisjes së sistemit të Drejtësisë” si dhe “Rregulloren e Brendshme për Funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi 2025, Z. Ilir Panda njofton thirrjen e mbledhjes së parë konstitutive të K.E.D 2026, me datë 14 janar 2026, ora 13:00, pranë Gjykatës së Lartë, me rendin e ditës si vijon:
1. Konstituimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2026;
2. Njohja me Raportin Vjetor për Veprimtarinë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi 2025; (Raporti gjendet i publikuar në rubrikën e KED, ne fagen zyrtare të Gjykatës së Lartë)
3. Hedhja e shortit për zëvendësimin e relatorëve të K.E.D. 2025 me relatorët e rinj të K.E.D. 2026, për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga organi i emërtesës Presidenti i Republikës, më datë 30.10.2025;
4. Hedhja e shortit për caktimin e relatorëve për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, të rishpallur nga organi i emërtesës Kuvendi i Shqipërisë, më datë 10.12.2025;
5. Hedhja e shortit për caktimin e këshilltaréve ligjorë të Gjykatës së Lartë në ndihmë të relatorêve të caktuar për shqyrtimin e kandidaturave;
6. Të ndryshme.

Gjykata e Lartë