NJOFTIM PUBLIK PËR THIRRJEN E MBLEDHJES KONSTITUTIVE TË KËSHILLIT TË EMËRIMEVE NË DREJTËSI 2025

Bazuar në Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e Qeverisjes së sistemit të Drejtësisë” si dhe “Rregulloren e Brendshme për Funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi 2025, Z. Sokol Sadushi njofton thirrjen e mbledhjes së parë  konstitutive të K.E.D 2025, me datë 15 janar 2025, ora 13:00, pranë Gjykatës së Lartë, me rendin e ditës si vijon:

  1. Konstituimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2025.
  2. Njohja me Raportin Vjetor për Veprimtarinë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi 2024.
  3. Hedhja e shortit për zëvendësimin e relatorit të KED 2024 me relatorin e ri të KED 2025, për vendin vakant të shpallur nga organi i emërtesës Kuvendi i Shqipërisë, me datë 30.09.2024.
  4. Hedhja e shortit për caktimin e relatorit për vendin vakant të shpallur nga organi i emërtesës Gjykata e Lartë, me datë 11.12.2024.
  5. Hedhja e shortit për caktimin e këshilltarëve ligjorë të Gjykatës së Lartë në ndihmë të relatorëve të caktuar për shqyrtimin e kandidatëve që kanë aplikuar për 2 (dy) vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.
  6. Të ndryshme.