Bazuar në Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e Qeverisjes së sistemit të Drejtësisë” dhe “Rregulloren e Brendshme për Funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi” (e përditësuar), K.E.D. njofton thirrjen e mbledhjes së radhës, me datë 20 Dhjetor 2024, ora 14.00, pranë Gjykatës së Lartë, me rendin e ditës si vijon:
- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes paraardhëse të KED 2024;
- Diskutim lidhur me ecurinë e deritanishme të procesit të verifikimit të kandidatëve që kanë aplikuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese të shpallur nga Kuvendi me datë 30.09.2024;
- Miratimi i Raportit të veprimtarisë së KED 2024;
- Të tjera.