Bazuar në Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e Qeverisjes së sistemit të Drejtësisë” dhe “Rregulloren e Brendshme për Funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi” (e përditësuar), K.E.D. njofton thirrjen e mbledhjes së radhës, me datë 15 Tetor 2024, ora 14.00, pranë Gjykatës së Lartë, me rendin e ditës si vijon:
1. Diskutim për krijimin e vakancës së parakohshme në KED si rezultat i dorëheqjes së anëtares së Gjykatës Kushtetuese zj. Elsa Toska, e cila është anëtare e KED;
2. Diksutim lidhur me kërkesën e Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”,për caktimin e përfaqësuesve të KED si antarë të nëngrupit të veçantë pranë Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë të ngritur pranë këtij Komisioni;
3. Raportimi lidhur me procesin e hedhjes së shortit elektronik nëpërmjet sistemit ICMIS për përcaktimin e relatorëve që zgjidhen për shqyrtimin e kandidaturave si dhe me faqen zyrtare të KED.
4. Diskutim lidhur me Strategjinë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2024-2030, Planit të Veprimit si dhe të pasaportës së treguesve, që lidhet me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi;
5. Të tjera.