NJOFTIM PUBLIK PËR MBLEDHJEN E RADHËS SË K.E.D NË DATËN 01.11.2024

Bazuar në Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e Qeverisjes së sistemit të Drejtësisë” dhe “Rregulloren e Brendshme për Funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi” (e përditësuar), K.E.D. njofton thirrjen e mbledhjes së radhës, me datë 1 Nëntor 2024, ora 14.00, pranë Gjykatës së Lartë, me rendin e ditës si vijon:

  1. Hedhja e shortit për caktimin e relatorit dhe të këshilltarit ligjor për shqyrtimin e kandidaturave që kanë shprehur interesin për t’u zgjedhur në pozicionin vakant të krijuar në Gjykatën Kushtetuese;
  2. Diskutim lidhur me njoftimin e Kuvendit që ka të bëjë me përcaktimin kohëzgjatjes së mandatit të vakancës së krijuar në Gjykatën Kushtetuese;
  3. Diskutim për shprehjen e qëndrimit të KED lidhur me Strategjinë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2024-2030 për pjesën që i përket KED.
  4. Të tjera.