NJOFTIM MBI MBLEDHJEN E RADHËS SË K.E.D. TË DATËS 31.08.2026

Bazuar në Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e Qeverisjes së sistemit të Drejtësisë” dhe “Rregullores së Brendshme për Funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”, K.E.D. thërret mbledhjen e radhës, më datë 31.08.2026, ora 12:00, pranë Gjykatës së Lartë, me rendin e ditës si vijon:

  1. Vijim i diskutimit mbi ecurinë e procesit të verifikimit të kandidatëve që kanë konkuruar për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.
  2. Diskutim mbi raportin e përgatitur nga relatori për kandidatin Jordan Daci, i cili ka konkuruar për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës dhe nga Kuvendi i Shqipërisë (Relator A. Progonati).
  3. Diskutim mbi raportin e përgatitur nga relatori për kandidatin Lulzim Hamitaj, i cili ka konkuruar për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës dhe nga Kuvendi i Shqipërisë (Relator A. Progonati).
  4. Diskutim mbi raportin e përgatitur nga relatorja për kandidaten Arta Vorpsi, e cila ka konkuruar për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës dhe nga Kuvendi i Shqipërisë (Relatore A. Ndoi).
  5. Diskutim mbi raportin e përgatitur nga relatorja për kandidaten Brunilda Bara, e cila ka konkuruar për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës (Relatore A. Ndoi).
  6.  Diskutim mbi raportin e përgatitur nga relatorja për kandidatin Genci Gjonçaj, i cili ka konkuruar për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës dhe nga Kuvendi i Shqipërisë (Relatore A. Ndoi).
  7. Diskutim mbi raportin e përgatitur nga relatorja për kandidaten Helena Papa, e cila ka konkuruar për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë (Relatore K. Veizi).
  8. Të ndryshme.