Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), i zgjedhur për të ushtruar veprimtarinë e tij kushtetuese përgjatë vitit 2024, zhvilloi mbledhjen e tij të parë, në datën 11.01.2024, në orën 13.00, me këtë rend dite:
1. Konstituimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2024.
2. Njohja me Raportin Vjetor për veprimtarinë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi 2023.
3. Diskutim mbi objektivat e veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për Vitin 2024.
Në fillim të mbledhjes së KED, në lidhje me pikën e parë të rendit të ditës, u realizua kostituimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i zgjedhur me short nga Presidenti i Republikës, në datën 04.12.2023, me këtë përbërje:
1. Zj. Elsa Toska nga Gjykata Kushtetuese
2. Zj. Sonila Bejtja nga Gjykata Kushtetuese
3. Z. Sokol Ngresi nga Gjykata e Lartë
4. Zj. Alma Muça nga Prokuroria e Përgjithshme
5. Zj. Irena Brahimi nga Gjykatat e Apelit
6. Zj. Altina Nasufi nga Gjykatat e Apelit
7. Z. Lazer Çardaku nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit
8. Z. Genti Xholi nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit
9. Z. Ramiz Lala nga Gjykatat Administrative
Si dhe anëtarët zëvendësues të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të zgjedhur me short, sipas të njëjtës procedurë :
1. Zj. Marjana Semini nga Gjykata Kushtetuese
2. Z. Darjel Sina nga Gjykata e Lartë
3. Z. Arqilea Koça nga Prokuroria e Përgjitshshme
4. Zj. Iliriana Olldashi nga Gjykatat e Apelit
5. Zj. Irma Balli nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit
6. Z. Bezar Kaçkini nga Gjykatat Administrative.
Mbledhja u drejtua nga Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Sokol Ngresi.
Në mbledhjen e sotme morën pjesë anëtarët e përhershëm dhe ata zëvendësues të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2024. Gjishashtu morën pjesë Avokati i Popullit, Zj. Erinda Ballanca, si edhe përfaqësues nga Institucioni i Presidentit të Republikës, Kuvendi i Republikës, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, si edhe përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë në mbështetje të organeve shqiptare të drejtësisë dhe gjyqësorit.
Pas konstituimit, anëtarët e KED dhe të ftuarit u njohën me Raportin e vlerësimit të veprimtarisë së KED për vitin 2023, ndërsa nga ana e Kryetarit të Ked Z. Sokol Ngresi, u prezantuan objektivat e veprimtarisë për vitin 2024. Në këtë prezantim u theksua vijimi i misionit të KED me qëllim ushtrimin e përgjegjësive kushtetuese e ligjore, nevoja e vijimësisë së veprimtarisë, bazuar në parimin e funksionalitetit dhe luajalitetit institucional e bashkëpunimit me institicionet kushtetuese.
Mbledhja e radhës së KED 2024 dhe rendi i ditës, do të njoftohet në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, në hapësirën kushtuar KED.