Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) zhvilloi të hënën, më datë 31.08.2026, mbledhjen e radhës, sipas rendit të ditës të publikuar në njoftimin zyrtar të datës 27.08.2026.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, diskutoi mbi ecurinë e procesit të verifikimit të kandidatëve që kanë konkuruar për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese. Anëtarët u njohën me relacionet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave, si edhe me dokumentacionin e përgatitur nga relatorët lidhur me plotësimin e kushteve dhe kritereve ligjore të tyre, për vendet vakante të shpallura nga Presidenti i Republikës dhe Kuvendi i Shqipërisë.
Përfundimi i shqyrtimit të relacioneve për kandidaturat e përcaktuara në rendin e ditës, do të kryhet në mbledhjen që do të njoftohet zyrtarisht në faqen zyrtare web të Gjykatës së Lartë.

Gjykata e Lartë