MBLEDHJA E RADHËS SË KED, DATË 29.06.2026

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në përbërjen e anëtarëve të tij dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të ftuar, në përputhje me pikën 2, të nenit 233 të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, zhvilloi të hënën, më datë 29.06.2026, mbledhjen e radhës, sipas rendit të ditës të publikuar në njoftimin zyrtar.

Anëtarët e KED u njohën nga relatorët lidhur me ecurinë e procesit të  verifikimit të secilit kandidat që ka konkuruar për gjyqtar në Gjykaten Kushtetuese. KED diskutoi gjithashtu mbi mënyrën e procedimit për përshpejtimin dhe përfundimin e procesit të verifikimit të kandidatëve në një kohë sa më të shpejtë të mundur.