Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij si dhe të përfaqësuesve të ftuar në përputhje me pikën 2 të nenit 233 të Ligjit nr. 115/2016, zhvilloi të martën, më datë 23.09.2025, mbledhjen e radhës, në bazë të rendit të ditës të publikuar në njoftimin zyrtar të datës 22.09.2025.
Këshilli miratoi Raportin dhe listën përfundimtare të renditjes së kandidatëve që aplikuan për plotësimin e vendit vakant të krijuar në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Gjykata e Lartë në datë 11.12.2024.
Pas kësaj faze, KED përmbush detyrimin ligjor për të përcjellë këto akte pranë organit të emërtesës dhe bërjen e tyre publike.
Për tu njohur me Raportin, klikoni këtu: RAPORT PËR RENDITJEN E KANDIDATËVE.
Veprimtaria e KED 2025, klikoni këtu: KED 2025