MBLEDHJA E RADHËS E K.E.D. DATË 21.07.2025

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe anëtarëve zëvendësues, si dhe të përfaqësuesve nga subjektet e ftuara sipas pikës 2 të nenit 233 të ligjit nr. 115/2016, zhvilloi ditën e hënë datë 21.07.2025, mbledhjen e radhës, sipas rendit të ditës të bërë publik në njoftimin e datës 17.07.2025.

Gjatë mbledhjes së sotme, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, shqyrtoi dhe diskutoi mbi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave, dhe vendosi: 

  1. Vijimin e procedurës së verifikimit për kushtet dhe kriteret ligjore të kandidimit të Znj. Genta Bungo, në vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, shpallur nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë në datën 11.12.2024.
  2. Të administrojë dosjen e procedurës së rivlerësimit kalimtar, për subjektin e lidhur me kandidatin Denar Biba, bashkëshorten e tij Elona Kana.