SOKOL NGRESI

Anëtar i Gjykatës së Lartë

Sokol Ngresi u lind më 27.02.1973, është i martuar dhe ka dy fëmijë. Në vitin 1995 ka përfunduar me Medalje të Artë studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës dhe në vitin 2005 ka kryer studimet pasuniversitare pranë Fakultetit të Drejtësise, Tiranë, duke marrë titullin “Master” në të drejtën penale.

Prej muajit Shkurt 1996 - Maj 1998, Z. Ngresi ka ushtruar detyrën e Ndihmës gjyqtarit efektiv pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Maj 1998 – Qershor 2000 është emëruar Gjyqtar në këtë gjykatë, detyrë që e ka ushtruar deri në Qershor 2000 e më pas, deri në vitin 2003, ka qënë ndihmës ligjor i anëtarit të Gjykatës së Lartë. Në muajin Qershor të vitit 2003 – shkurt 2008, Z. Ngresi ka ushtruar detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Vlorë, për tu rikthyer më pas në vitin 2009 deri në qershor të vitit 2022.

Z. Ngresi ka një eksperiencë të pasur si pedagog i së drejtës në disa universitete në Vlorë dhe Tiranë, kryesisht në të drejtën penale por edhe atë civile.

Z. Ngresi ka marrë pjesë në disa trajnime vazhduese në fusha të ndryshme, si në të drejtën kushtetuese, civile, tregtare, penale, administrative dhe të punës, organizuar nga Shkolla e Magjistraturës. Ai ka pjesemarrje aktive në shumë takime ndërkombëtare dhe referime në të drejtën penale.

Me dekretin nr. 13646, datë 02.06.2022 të Presidentit të Republikës është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Lartë.​