Për të qënë më transparent me publikun edhe për t’a bërë më të lehtë përdorimin e faqes së internetit për përdoruesit e jashtëm (publikun) është disenjuar faqja e re e Gjykatës së Lartë me opsione më të lehta kërkimi si për çështjet në gjykim dhe të ardhura në Gjykatën e Lartë ashtu edhe për vendimet gjyqësore. Ka ndryshuar paraqitja vizuale e kësaj faqe edhe disa nga menutë kryesore, pothuajse i gjithë informacioni është transferuar në faqen e re. Disa nga lehtësirat që ofron kjo faqe:
- Në faqen kryesore shfaqet kalendari i çështjeve, seancat gjyqësore të planifikuara për muajin aktual ku jemi edhe të gjithë seancat e zhvilluara gjatë muajve të kaluar ose seancat e planifikuara për muajin në vijim. Mjafton të klikoni mbi datën përkatëse edhe do ju shfaqet komplet lista e planifikuar e asaj date dhe tek detajet e çështjes do ju shfaqen komplet të dhënat mbi atë çështje (Nr. i çështjes, tipi, titulli i çështjes, data e regjistrimit, statusi i çështjes, ardhur prej, objekti i padisë/akuzës, baza ligjore, palët, kalendari i seancave gjyqësore, detajet e vendimit në qoftë se kjo çështje ka përfunduar. )
- Në menunë Lista e Gjykimeve do të gjeni,
1. Listën e Çështjeve të ardhura në Gjykatën e Lartë e cila përditësohet përditë. Këtu mund të kërkohet me datë regjistrimi, Nr. Akti, Palët ndërgjyqëse, Objekt, Tipi, Ardhur Prej edhe me Bazë Ligjore. Nga rezultatet e kërkimit të shfaqen të gjithë çështjet e gjetura sipas të dhënave të futura për kërkim edhe detajet përkatëse për secilën çështje.
2. Lista e Kërkesave për Pezullim Civil edhe Penal.
3. Lista e Çështjeve për Gjykim ku mund të gjeni të gjitha çështjet e planifikuara deri në ditën aktuale. Këtu mund të kërkoni me periudhë përkatëse kohe (nga data që doni të kërkoni deri në datën e sotme) ose në qoftë se keni dijeni mbi datën e gjykimit të seancës gjyqësore thjesht plotësoni datën, me palët ndërgjyqëse, objekt etj. Nga rezultatet e kërkimit të shfaqen të gjithë çështjet e gjetura sipas të dhënave të futura për kërkim edhe detajet përkatëse për secilën çështje.
4. Kolegjet e Bashkuara, lista e çështjeve për gjykim në Kolegje të Bashkuara.
- Në menunë Vendimet e Gjykatës do të gjeni vendimet që nga vitet 1999 e në vazhdim, vendimet unifikuese, vendimet ku Gjykata e Lartë ka gjykuar si juridiksion fillestar.
Këtu mund të kërkoni vendimet sipas numrit të vendimit, palëve ndërgjyqese, objekt padie ose akuzë, numrit të çështjes, tipit të çështjes. Nga rezultatet e kërkimit të shfaqen të gjithë çështjet e gjetura sipas të dhënave të plotësuara për kërkim edhe detajet përkatëse për secilën çështje, si dhe vendimi përkatës që mund të shkarkohet. Vendimet e çështjeve të vjetra do ti gjeni në menunë Vendime 1999-2010 sipas viteve dhe muajve përkatës. Këtu do të gjeni edhe vendimet me juridiksion fillestar.
- Në menutë e tjera të kësaj faqe do të gjeni informacion mbi veprimtarinë e gjykatës, statistikë, raporte, strukturën, njoftimet e shtypit, ndihmë për publikun si dhe vendimet e Gjykatës së Strasburgut.