NJOFTIM PËR ZHVILLIM TË PRAKTIKËS GJYQËSORE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë në datën 22.01.2026, mori në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen administrative nr.35008-00150-2026 akti, që u përket palëve: Ankues: Agjencia e Trajtimit të Pronës, Person i tretë: A.S., përmbarues gjyqësor, Objekti: Kundërshtimi i veprimeve përmbarimore në lidhje me “Ekzekutimin e detyrueshëm”, me nr. 1673-2019 regj., datë 23.05.2019 për vënien në ekzekutim të vendimit nr. 48, datë 05.03.2019 të Gjykatës Administrative të Apelit. Pezullimin e veprimeve përmbarimore, për ekzekutimin e vendimit nr. 48, datë 05.03.2019 të Gjykatës Administrative të Apelit.

Në përfundim të shqyrtimit, Kolegji Administrativ vendosi: Kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë gjyqësore në datë 23.02.2026, ora 13.00, me trup gjykues të përbërë nga pesë gjyqtar, me qëllim zhvillimin e praktikës gjyqësore.

Pyetja e shtruar për zhvillimin e praktikës gjyqësore në gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative:
Cila është gjykata kompetente për shqyrtimin e padisë për kundërshtimin e veprimeve përmbarimore, kur këto të fundit janë kryer, në bazë të vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit, që ka gjykuar si shkallë e parë mosmarrëveshjet administrative, të lindura me shkak ligjor, ligjin nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, i ndryshuar?