NJOFTIM KALIM PËR NJËSIM TË PRAKTIKËS GJYQËSORE - 15.10.2026

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në datë 15.10.2026, mori në shqyrtim në dhomë këshillimi, çështjen penale me palë: KËRKUES: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, I PANDEHUR: E. K., AKUZUAR:  Për kryerjen e veprës penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", e kryer në bashkëpunim, me viktimë shtetasin e mitur F. B., parashikuar nga neni 79, shkronja "a" e 25 të Kodit Penal, "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë ndaj të miturit M. L., parashikuar nga neni 79, shkronja "a", 25-22 të Kodit Penal dhe "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë, ndaj të miturit Q. H., parashikuar nga neni 79 shkronja "a" 25-22 të Kodit Penal. I PANDEHUR: S.M., AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", e kryer në bashkëpunim, me viktimë shtetasin e mitur F. B., parashikuar nga neni 79, shkronja "a" 25 e Kodit Penal, "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tëntativë ndaj të miturit M. L., parashikuar nga neni 79 shkronja "a" 25-22 të Kodit Penal dhe "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë, ndaj të miturit Q. H., parashikuar nga nenet 79, shkronja "a"dhe 25-22 të Kodit Penal. I PANDEHUR: O. Ç., AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", e kryer në bashkëpunim, me viktimë shtetasin e mitur F. B., parashikuar nga neni 79, shkronja "a", 25 e Kodit Penal, "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", e kryerbashkëpunim dhe e mbetur në tentativë, ndaj të miturit M. L., parashikuar nga neni 79, shkronja "a", nenet 25-22 të Kodit Penal dhe "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë, ndaj të miturit Q. H., parashikuar nga neni 79, shkronja "a" 25-22 të Kodit Penal. I PANDEHUR: Xh. Ç., AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", e kryer në bashkëpunim, me viktimë shtetasin e mitur F. B., parashikuar nga nenet 79, shkronja "a"e  25 të Kodit Penal, "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë ndaj të miturit M. L., parashikuar nga nenet 79 shkronja "a", 25-22 të Kodit Penal dhe "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë, ndaj të miturit Q. H., e parashikuar nga nenet 79, shkronja "a" dhe 25-22 të Kodit Penal. 

Gjatë shqyrtimit të çështjes në dhomë këshillimi, Kolegji, duke konstatuar qëndrime të ndryshme sa i përket interpretimit të neneve 97/2 të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur në lidhje me nenin 55 të Kodit Penal, vlerëson të njësojë praktikën gjyqësore, sa i përket zbatimit të këtyre dispozitave ligjore. 

PËR KËTO ARSYE, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 438 të Kodit të Procedurës Penale, vendosi: 

  • Kalimin e çështjes penale nr. 52105-341-2026 akti, datë regjistrimi 28.04.2026, për shqyrtim në seancë gjyqësore me qëllim njësimin e praktikës gjyqësore, në lidhje me çështjen:

Në rastin e të miturit në konflikt me ligjin, të deklaruar fajtor për kryerjen e disa veprave penale, parashikimi i nenit 97, pika 2, të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur se, dënimi me burgim nuk mund të jetë më shume se 12 vjet, zbatohet vetëm për caktimin e dënimit për secilën vepër penale apo zbatohet edhe ndaj dënimit përfundimtar të caktuar pas bashkimit të dënimeve, në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal? 

Zhvillimin e seancës gjyqësore më datë 17.11.2026, ora 12.00.