Në kuadër të 10 majit – Dita Kombëtare e Drejtësisë, Gjykata e Lartë priti studentët e vitit të tretë të Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Në kuadër të 10 majit – “Dita Kombëtare e Drejtësisë”, Gjykata e Lartë hapi dyert për studentët e vitit të tretë Bachelor të Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

E konceptuar si “Dita e Hapur në Gjykatë”, kjo ditë nxiti interesimin dhe pjesëmarrjen e shumë studentëve, të cilët zhvilluan një takim në formën e bashkëbisedimit në Sallën e Kolegjeve të Bashkuara me anëtarët e Gjykatës së Lartë Z. Asim Vokshi, Z. Ervin Pupe dhe Z. Dariel Sina, Ndihmësmagjistraten Znj. Enisa Shahini.

Të rinjtë u njohën me ambientet e Gjykatës së Lartë, u informuan mbi funksionimin, organizimin dhe gjykimin në Gjykatë të Lartë. Gjyqtarët duke theksuar rolin e rëndësishëm të dijes, i nxitën studentët drejt edukimit dhe formimit ligjor, mësimit të gjuhëve të huaja, si dhe për të qenë kurioz si brezi i ardhshëm i juristëve dhe magjistratëve.